E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Presidentin e rajonit Marche-s të Italisë, z Vito D'Ambrosio i cili shoqërohej nga Ambasadori Italian në Tiranë z. Masimo Januci. K

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite një takim me Presidentin e rajonit Marche-s të Italisë, z Vito D'Ambrosio i cili shoqërohej nga Ambasadori Italian në Tiranë z. Masimo Januci.

Kryeministri Nano në fillim të këtij takimi ka vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Italisë duke e konsideruar edhe intensifikimin e këtyre kontakteve si një instrument të rëndësishëm të këtij bashkëpunimi, proces ky që pasohet nga iniciativa të përbashkëta dhe me interes reciprok.

Më tej Kryeministri Nano theksoi se në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë përbën domosdoshmëri rritja e volumeve të shkëmbimeve mes të dy vendeve të cilat –tha Kryeministri - dëshirojmë t'i rrisim edhe cilësisht, përmes hartimit dhe implementimit të programeve të përbashkëta që do të stimulojnë iniciativa të ndryshme në fushën ekonomike, të sipërmarrjes së lirë, të turizmit, atë kulturore etj.

Kryeministri Nano u shpreh se është një faktor mjaft pozitiv shtrirja dhe zgjerimi i bashkëpunimit jo vetëm përmes Qeverive qëndrore por edhe në nivelet e qeverisjes lokale mes të dy vendeve tona.

Nga ana e tij z. D'Ambrosio e njohu Kryeministrin me projektet që Rajoni i Marche-s në Itali ka ndërrmarrë në bashkëpunim me autoritetet lokale në disa qytete të Shqipërisë, si Durrësi dhe Vlora. Këto projekte vuri në dukje z. D'Ambrosio konsistojnë në fushën e turizmit, të infrastrukturës etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›