E Diel, 1 Nëntor 2026

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot mbledhja e rradhës e Komitetit Nderministror të Integrimit Europian. Mbledhja e sotme pati në qendër të saj raportimin për rezultate

Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua sot mbledhja e rradhës e Komitetit Nderministror të Integrimit Europian.

Mbledhja e sotme pati në qendër të saj raportimin për rezultatet e raundit të dytë politik të negociatave BE-Shqipëri për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mbajtur më 25 qershor 2003; raportimin për rezultatet e Takimit të VI, të Grupit Konsultativ të përbashkët, BE- Shqipëri, zhvilluar më 24 qershor 2003; si dhe për përgatitjet për Raundin e Tretë Teknik të Negociatave BE-Shqipëri, për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit, që do të zhvillohet më 16- 18 korrik 2003 në Tiranë.

Komiteti u informua se gjatë raundit të dytë politik u negociuan me palën komunitare(BE) një numër i madh propozimesh për çështje të ndryshme të bëra nga pala shqiptare në raundet e mëparshme teknike. Ndërkohë në këtë raund politik janë evidentuar të gjitha çështjet të cilat do të trajtohen me prioritet edhe në të ardhmen si reforma në fushën e drejtësisë, punët e brendëshme, hapat ne vazhdim per luften kunder pastrimit te parave, goditjen kundër trafikut ilegal të substancave narkotike, kundër krimit të organizuar etj.

Gjatë trajtimit të rezultateve të takimit të gjashtë të Grupit Konsultativ të Përbashket BE-Shqiperi, Komiteti u ndal në diskutimet e tij në problematiken dhe angazhimet për të arritur standartet që kërkon Marrëveshja e Stabilizim Asocimit dhe integrimi i Shqipërisë në BE si në funksionimin e institucioneve demokratike, masat e marra për zbatimin e kodit të ri zgjedhor gjatë zgjedhjeve të ardhshme për pushtetin vendor, reforma në drejtësi, përgatitja dhe hapat që duhen iniciuar nga të gjithë faktoret per te realizuar paketën ligjore për median elektronike dhe ate te shkruar per te arritur standartet e një shtypi te lire dhe demokratik në vend , për ligjin për pronat si një moment i rëndësishëm, për të drejtat e minoriteteve dhe të drejtat e fëmijëve e grave, për ligjin për deklarimin e pasurive të funksionarëve, për të drejtat e OJQ-ve fitimprurëse. Kryeministri Nano u shpreh se është e nevojëshme që të gjithë anëtarët e komitetit, qeveria dhe administrata të përcaktojnë veprimet konkrete per ta shnderruar kete problematike ne nje plan veprimi duke percaktuar në axhenden e tyre se çfarë nuk është arritur dhe dhe çfarë do të vazhdojë të ndjekë.

Ne veçanti Komiteti ka diskutuar per raundin e trete teknik te negociatave per Marreveshjen e Stabilizim Asocimit proces i cili do te zhvillohet ne datat 16-18 korrik ne Tirane. Ne kete raund negociatash do te diskutohet nje komponent i rendesishem i Marreveshjes se Tregtise se Lire me BE-ne si kapitulli i "Produkteve Industriale" dhe çeshtjet qe kane te bejne me kalendarin e liberalizimit te tregetise, produktet perkatese sensitive si dhe hapat qe duhen nderrmare ne kete drejtim per te nxitur eksportet shqiptare.
Rreth këtyre problemeve ministrat, anëtarët e komitetit dhe ekspertët që e moren fjalën, shprehën gatishmërinë për t''i trajtuar dhe ndjekur këto probleme në optikën e integrimit të vendit në BE dhe për të bërë ndërhyrjet e duhura për të rritur standartin e problemeve në nivelet e kërkuara.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›