Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim me z. Bardhyl Tirana perfaqesues i Fondacionit te Kombeve te Bashkuara (UNF), znj.Anna Shtarnerklint perfaqesuese e PNUD, si dhe z.Skender Ghilag
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim me z. Bardhyl Tirana perfaqesues i Fondacionit te Kombeve te Bashkuara (UNF), znj.Anna Shtarnerklint perfaqesuese e PNUD, si dhe z.Skender Ghilaga.
Kryeministri Nano theksoi ne kete takim se mirepresim aktivitetin e rendesishem te PNUD ne Tirane, i cili ka nderrmarre iniciativa te rendesishme nen mbeshtetjen e Kombeve te Bashkuara.
"Qeveria qe une drejtoj do te marre pjese, do te mbeshtese dhe lehtesoje iniciativat qe lidhen me rritjen e kapaciteteve te administrates shqiptare per te perftuar sherbime me te mira ne nivel qendror dhe lokal", tha z. Nano.
Sipas Kryeministrit do te gjejne mbeshtetje te gjitha ato iniciativa te cilat sigurojne nje vend me te sigurte, nen nje kuader te gjere te luftes
kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale.
Nga ana e tij perfaqesuesi i Fondacionit te Kombeve te Bashkuara shprehu gadishmerine per shfrytezimin e te gjitha mundesive per bashkefinancimin e projekteve te ndryshme per Shqiperine.
Si nje anetar i Keshillit Shqiptaro –Amerikan z. Tirana theksoi faktin se ekzistojne potenciale te medha per thellimin e bashkepunimit si dhe per terheqjen e diaspores per te investuar ne Shqiperi.
Fondacioni i Kombeve te Bashkuara operon ne fushat e shendetit publik, mjedisit, te drejtave te njeriut dhe sigurise.