E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar kolege te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste te Shqiperise, Jam ketu per te vazhduar shkembimin e informacionit ne dobi te angazhimeve tona politiko, qeverisese ne zbatim dhe, per

Te nderuar kolege te Grupit Parlamentar te Partise Socialiste te Shqiperise,

Jam ketu per te vazhduar shkembimin e informacionit ne dobi te angazhimeve tona politiko, qeverisese ne zbatim dhe, per te vleresuar punen e madhe dhe te fryteshme te grupit parlamentar te PS ne drejtim te mazhorances parlamentare qeverisese ne mbeshtetje te axhendes se reformave institucionale dhe ekonomike qe kararterizojne bazen ne te cilen ndodhemi, te negociatave dhe te rritjes se kapaciteteve te institucioneve te vendit, per te zbatuar Marreveshjen e Stabilizim Asocimit te Shqiperise me BE.
Jam gjithashtu hollesisht ne dijeni te problemeve qe ngre grupi ne kete funksion, te polemikave te zhvilluara ku kam qene pjese edhe vete ne masen e nevojeshme ne funksion te zgjidhjes se problemeve per te cilen jemi votuar.

E kam vleresuar dhe e vleresoj shqetesimin tuaj si shqetesim perfaqesuesish te pergjegjshem politike qe kerkojne te menaxhohen me ritmin dhe rezultatin e duhur edhe shqetesimet e verteta te publikut. Prandaj ne kete mbledhje te grupit tone parlamentar duhet te diskutojme me pergjegjesi politike per ceshtje me rendesi per te ardhmen e punes tone dhe rezultateve politiko qeverisese .

Perfshirja me e mire e grupit tone parlamentar, konform pozicionit ligjor qe ka ne avancimin dhe thellimin e reformave aq te domosdoshme per mbarevajtjen e puneve ne te gjithe sektoret e shoqerise shqiptare, eshte e lidhur me forcimin e frymes bashkepunuese te ekipit tone progresist, edhe perballe zhvillimeve me te fundit politike dhe rolit e sjelljes te sternjohur destruktive te opozites se vjeter.

Zhvillimet e fundit politike ne vend, por edhe me gjere, detyrimet tona qeverise dhe politike lidhen kryesisht me hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, qe jane strukturuar ne axhenda punesh te perditeshme per te gjithe ne, po kontenstohen nga rikthimi i opozites ne pozicionin tradicional jobashkepunues, veteperjashtues, agresiv dhe destruktiv. Kjo ndodh ne kete fillimviti elektoral, ku ne kemi programuar dhe po realizojme angazhime te rendesishme dhe ndermarrje te guximshme kombetare e nderkombetare qe i sherbejne atdheut dhe natyrisht edhe fitores tone ne zgjedhjet vendore 2003. Pra, i gjithe ky diskutim dhe brenda nesh, na con te nevoja per ta adresuar me mire punen dhe shenjestren te reformat dhe rezultatet e programuara.

Ne kete funksion dua te ndaj me ju nje informacion te azhornuar per punen dhe rezultatet e qeverise dhe qeverisjes sone.

Ndryshe nga ndonje perceptim qe ekziston edhe brenda grupit tone, qe shperfaqet kryesisht ne media, qe ushqehet dhe perbaltet, sidomos nga opozita, ka qene dhe mbetet nje qeverisje e suksesshme, e angazhuar dhe rezultative ne saje te angazhimit tone te perbashket. Per kete do t'ju kujtoja ne menyre sintetike, si argumet per kete, se hapja e negociatave me 31 janar te ketij viti dhe perfundimi me sukses i raundit te pare te tyre, eshte arritur mbi bazen e investimit tone te perbashket ne vite, eshte arritur mbi bazen e analizes se rekordeve te hollesishme te arritjeve tona, ne te gjithe sektoret qe ka pergatitur vendin, institucionet, tregun dhe shoqerine shqiptare per t'u ngritur nje shkalle me larte ne marredheniet kontraktore me BE-ne, nder te cilet me lejoni te numeroj per te rifreskuar dhe kujtesen publike, disa me te rendesishmet perballe cilitdo qe sheh vetem zi per gjithcka qe ndodh ne Shqiperi.
Ne vitin qe lame pas, 2002-shin, ne arritem qe me gjithe ndryshimin e tre ekipeve qeverisese te ruajme treguesit makroekonomike, mjafton te permend se inflacioni vjetor u ruajt ne nivelin mesatar prej 4%, brenda normes se parashikuar, ndersa ne Dhjetor u ul me 2.1% e ne Janar te vitit 2003, ishte vetem 0.6%.

Me ndryshimet e realizuara ne dogana dhe ne tatime sidomos te lidhura dhe me rritjen e profesionalizmit dhe te kapaciteteteve te mbledhjes te te ardhurave fiskale, sipas detyrimit ligjor per te gjithe subjektet, u arrit qe vetem brenda dy muajve te pare te ketij viti te mblidhen 12 milion dollare me shume te ardhura publike ne raport me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Jemi ne ritmin e duhur te realizimeve edhe ne dy javet e para te muajit mars, dhjete dite te te cilit kane realizimin 29 % te te gjithe muajit.

U be realitet tashme i qendrueshem dhe i pakthyeshem pas shtate muaj rresht shifra ne zero e trafikut te qenieve te gjalla ne det duke filluar nga muaji shtator 2002 (me shifrat e konfirmuara edhe nga qeveria edhe nga INTERFORCA policore italiane) dhe kjo eshte pasoje e nje vargu aksionesh te koordinuara ndermjet strukturave te luftes kunder krimit ne vend, por edhe nderkombetarisht. Ju e dini, suksesi i ketij aksioni qe po prodhon kete rezultat te qendrueshem, te paster u arrit ne bashkepunim me forcat italiane te policise greke dhe malazeze.
Po shkon drejt perfundimit nje nga prioritetet e angazhimit tone politik dhe reformator puna ne komisionin parlamentar bipartizan per modifikimin, implementimin dhe miratimin e kodit zgjedhor sipas rekomandime te ODIHR/OSBE dhe, kjo pune duhet te perfundoje brenda afatit te programuar, ne fund te ketij muaji.
Ka nisur nje tjeter prioritet i angazhimit tone politik per reforma: shqyrtimi parlamentar i projektligjit per kthimin e kompesimin e pronave, i cili do te zgjidhe perfundimisht, jo vetem kaosin e krijuar gjate ketyre 12 vjeteve ne konfliktet dhe tregun e tokes, por dhe do ta beje perfundimisht funksionues kete treg dhe imobiliare, gjithashtu, duke krijuar jo vetem nje terren atraktiv per investimeve publike dhe private vendase dhe te huaj, por edhe zbatimin e programeve urbanistike dhe te zhvillimit te turizmit krahas kthimit dhe kompensimit te pronave per ate kategori ish- pronaresh te pa plotesuar deri me sot.
Gjate periudhes sone qeverisese edhe me se fundmi kane vazhduar te krijohen dhe te plotesohen te gjitha hapesirat politike dhe institucionale per integrim, bashkepunim, konkurim dhe per pasoje, perparim te reformave ne institucione dhe fusha te tjera me te gjithe spektrin politik parlamentar ne vemendje te te cilit kane ardhur dhe do te vazhdojne te mbeten reformat ne gjyqesor, lufta kunder trafiqeve dhe korrupsionit, vazhdimi i reformes ne administraten publike, shendoshja e metejshme e sisitemit te energjise, si dhe forcimi i institucioneve te kontrollit.

Ne kuadrin e luftes kunder korrupsionit, per here te pare, u realizua nje program dhe kuader nderinstitucional bashkeveprimi midis institucioneve te specializuara ne kete fushe qe nga Ministria e Rendit dhe Policia e Shtetit tek ajo e Financave, Prokuroria e Pergjithshme, Sherbimeve Informative te Shtetit, etj. Rezultatet, ne harkun e dy muajve, po shfaqen dhe ne presim qe ne dy miajt e ardhshem te ndryshoje akoma per me mire klasifikimi nderkombetar, i cili do ta coje Shqiperine te dale perfundimisht nga listat e vendeve me trafiqe. Kemi qene para tre vjetesh ne vendin e trete, vjet kaluam ne vendin e dyte dhe se shpejti ne klasifikimin e ri pritet te kalojme ne grupin e pare.

Kohet e fundit ka nisur me veprime te paprera nderoperacionale lufta kunder trafikut te droges, (aksioni ne fjale, i koordinuar, eshte ne zhvillim te plote). Kundrejt te njejtes periudhe te vitit te kaluar shenohen 27 raste me pak te trafikut. Jane sekuestruar 71.7 kilogram heroine dhe 13.717 kg mariuhane, 15 presa dhe pajisje paketimi te saj. Lufta kunder trafikut te qenieve njerezore: kemi 160 raste te zbuluara, 196 raste trafik prostitucioni ku jane shpetuar nga trafikimi 174 femra, 14 raste trafik femijesh. Jane sekuestruar ne operacionet « Puna » dhe « Mirazh », 63 mjete lundruese, nga te cilat 30 gomone dhe 12 motoskafe, jane goditur 4 grupe te falsifikimit te dokumentave zyrtare ne Vlore, Tirane, Durres dhe Elbasan. Brenda rradheve te policise jane marre 1250 masa disiplinore per nivele te ndryshme te struktures se policisese shtetit , nga te cilat 868 masa disiplinore per abuzime dhe shperdorim te detyres, prej te cilave 138 raste jane cuar ne ndjekje penale.

Per here te pare gjate qeverisjes sone kemi ne bankat e te akuzuarve zyrtare te larte te akuzuar per korrupsion;

Per here te pare jane perpiluar plane 3 -vjecare pune per cdo ministri dhe per sektore te vecante te cilet jane te monitorueshem ne baze te punes dhe rezultateve tre dhe gjashtemujore sipas matrices qe i ndjek zyra e Kryeministrit ne menyre te drejteperdrejte.

Per here te pare u nenshkruan marreveshje transparente ligjore dhe publike mes Kryeministrit dhe anetareve te qeverise, si dhe mes tij dhe drejtoreve te pergjithshem te disa prej sektoreve kryesore te ekonomise. Eshte aktivizuar zbatimi i detyrimit ligjor per vleresimin e nenpunesve te administrates publike sipas rezultateve dhe, po shtrihet fryma e statusit te nepunesit te administrates publike, edhe ne fushen e sherbimeve fiskale, te policise, etj.

Buxheti i vitit 2003 eshte celur ne nje kohe rekord dhe ka nisur inaugurimi i kantiereve per investime publike 2003 krahas perurimit te veprave te tjera publike dhe private ne ekonomi.

Projektet ambicioze te 2003 perqendrohen kryesisht ne: 150 km rruge te reja, dhjetra shkolla dhe spitale dhe do te vazhdoje te thellohet procesi i privatizimit i ndermarrjeve publike kryesore sic eshte ai i telefonise, bankave dhe sigurimeve.

Per here te pare ne fund te 2002 dhe fillimin e ketij viti u bene analiza publike te veprimtarise se ministrive dhe te qeverise ne teresi dhe u arrit qe, ne nje analize permbledhese, Kryeministri te paraqese, bazuar edhe mbi keto analiza, nje projektaksioni veprimi qe do te shtrihet ne te gjithe vitin 2003. Ne kete analize dhe projektaksion, jane perfshire edhe detyrimet qe burojne nga marreveshja per asociim dhe stabilizim me BE-ne.

Besoj se nuk ka nevoje te ndalemi me hollesi apo gjate per qendrimet nderkombetare te Shqiperise dhe personalisht te Kryeministrit persa i perket forcimit te bashkepunimit dhe te paqes ne rajon dhe anagazhimit te Republikes se Shqiperise ne aleancen e vullnetit kunder terrorizmit nderkombetar, ne nje hap me Kuvendin e Shqiperise, me Presidentin e Republikes dhe me partite parlamentare ne Shqiperi. Veprimtarite tona ne kete funksion jane akseleruar qysh me qendrimin politik publik ne mbledhjen e Keshillit te Internacionales Socialiste ne Rome, me komunikimet zyrtare me Presidentin Bush dhe administraten amerikane, me qendrime te tjera te hapura publike e deri te rezoluta qe miratuam ne Parlament me 3 mars dhe aktin normativ qe do te miratojme kete jave, i cili ka hyre ne fuqi duke garantuar me mire mbrojtjen e interesave te paqes dhe te sigurise sone kombetare ne bashkepunim me strukturat euroatlantike te sigurise kolektive. Te gjitha keto veprime po shperblehen me mirenjohje per Shqiperine, per institucionet perfaqsuese se saj, per mazhorancen qeverisese me vleresim me te madh te rolit tone ne rajon dhe me gjere si dhe angazhime qe po konkretizohen dhe jane me te spikatura nga aleatet tane te medhenj per zhvillimin ekonomik e shoqeror te vendit dhe integrimin e tij ne BE dhe NATO.
Periudha aktuale kerkon qe edhe puna e grupit parlamentar te PS te marre nje ritem me te larte, te reflektoje me mire kete realitet te ri. Ritmi i angazhimeve dhe rezultateve duhet te pershpejtohet dhe disiplina e rezultateve duhet te forcohet gjithashtu. Ju e dini se detyrat politiko-qeverisese te Partise Socialiste perballohen nga shume struktura te rreshtuara ne nje axhende veprimi poltiko-qeverises qe kemi miratuar dhe bashkevepruar per vitin 2003.
Ne jemi parti e progresit dhe progresi matet me rezultate, jo me deklarata, te cilat gjithashtu jane te vyera per zhvillimin e jetes politike normale ne vend. Pikerisht realizimet do te jene edhe baza perzgjedhese e kandidateve tane te rinj per zgjedhjet e pushtetit vendor me qellim qe sic kemi programuar ti fitojme dhe te ruajme dominancen e forcave dhe te kualicionit progresist, europian dhe reformator ne Shqiperi. Ne do t'i fitojme keto zgjedhje sepse kemi deshmuar se dime te qeverisim ku e ku me mire se kundershtari yne politik kryesor, sepse do te vazhdojme te shfaqemi te afte, me programe dhe kandidatura me te mira se opozita e vjeter dhe do te ofrojme nje te ardhme me te mire per qytetaret tane. Por, nga ana tjeter, pas kaq vitesh dhe ekperience te qenit ne pushtet, ne duhet ta pranojme se kemi nevoje per ta zgjeruar edhe me shume rrethin e bashkepunetoreve dhe partnereve tane politik dhe ne shoqeri, kemi nevoje qe ato grupe zgjedhesish te paorientuar apo edhe ata qe jane te pakenaqur nga shembulli keqqeverises i PD dhe i opozites se vjeter t'i afrojme me aftesine gjitheperfshirese qe kemi arritur te strukturojme dhe te zhvillojme nder vite.

Qenia ne pushtet, ne ndonje rast, per hir te se vertetes, na e ka tkurrur aftesine thithese dhe bashkepunuese me shtresa me te gjera aktoresh dhe partneresh sociale dhe kjo vjen sepse jo rralle qenia ne pushtet lidhet konceptualisht me se shumti me perfitimet vetjake apo te grupit qe vijne prej tij dhe jo kryekeput me detyrimet qe vijne nga delegimi i pushtetit prej zgjedhesve te perfaqsuesit. Pushtetin e kemi pikerisht sepse elektorati na e ka deleguar ate neve dhe nese nuk permbushim interesat e tij, eshte po ky elektorat qe na e nderpret kete delegim.

Mirepo le te shohim nga afer c'ndodh me administrimin e pushtetit. Qeveria dhe une si Kryeminister kemi shpallur nje program te ngjeshur reformash te cilat jane identifikuar me kujdes nga ne vete ne bashkepunim edhe me partneret me te rendesishem politike dhe financiar nderkombetare. Reformat po i realizojme ne lemin fiskal, ne ate te administrates publike, ne persosjen e legjislacionit dhe vecanerisht atij te zgjedhjeve dhe te pronave, ne thellimin e luftes kunder informalitetit te tregjeve dhe te ekonomise, te trafiqeve dhe korrupsionit etj etj. Ne, sikunder e kam theksuar edhe here te tjera, do te vazhdojme ta ftojme sinqerisht opoziten qe te jape kontributin e vet sipas standarteve te nje shoqerie demokratike, por nese ajo do te vazhdoje te sillet sikunder ka rinisur si ne traditen e vet shumevjecare per te bllokuar dhe per te krijuar tensione qe merzisin shtetin dhe qytetaret, ne do te vazhdojme te permbushim detyrimet tona me angazhim te patundur dhe me pjekurine, qetesine qe kemi treguar ne nje shoqeri qe kemi zhvilluar ne menyre me demokratike dhe e kemi sjelle me afer standarteve moderne.
Kjo kerkon, te nderuar deputete dhe ministra qe, ne si perfaqesues te popullit ne maxhorance, te tregohemi me te vemendshem dhe me me shume displine ne punen qeverisese, ne punen legjislative, ne punen politike, ne punen transformuese se bashku ne aktore te tjere te progresit social te realitetit ne vend.
Nuk mund te falet qe te mos arrijme qe edhe per votime te rendesishme te mos bejme quorum-in e nevojshem votues apo te prezences, nuk mund te falet heshtja e nje vargu prej nesh, deputete apo ministra, perballe akuzave te stisura apo adresuara emerisht nga opozita, madje me keq se kaq, qe nje pjese prej nesh te mos te perdorin mediat e lire per te mbeshtetur opinione te verteta dhe per te hedhur poshte opinione qe burojne nga thashethemet e opozites se rruges. Ju jeni perfaqesues te popullit dhe si te tille te gjithe ne jemi domosdoshmerisht edhe percjelles te opinionit publik dhe te shqetesimeve qe burojne prej tij, tek qeverisja dhe me qytetaret. Kjo ben qe detyrimisht te ushtrojme presionin korrigjues dhe pershpejtues mbi cdo hallke te punes sone.
Mirepo nuk mund ta kuptoj se si ne vend qe te japim te gjithe nje dore per permbushjen e detyrimeve qeverisese qe jane kaq komplekse, ne vend qe te shqetesohemi me se shumti per probleme te energjise, investimeve publike, por edhe private, te niveleve e sherbimeve dhe te arsimit, ka kaq muaj qe vazhdohet, pjeserisht, te angazhohet edhe grupi me drejtorin e pergjithshem te doganave. A eshte kjo nje ceshtje sensitive? Sigurisht qe eshte, por ne nuk mund te mbetemi rober vetem te saj, sepse perndryshe edhe percepsioni qe perftohet ne masen e gjere te votuesve dhe te publikut, me falni qe po e them vrazhde, eshte se ne po "merremi" vetem me sektore ku perfitimet e mundshme jane te shpejta. Me dashje apo pa dashje ne i sherbejme direkt ne kete menyre opozites. Elektorati qe na ka votuar kerkon nga ne pune, rruge, ujesjellesa, drita dhe sherbime dhe investime publike te standarteve me te larta dhe pak do t'ia dije per interesat vetiake te cilitdo. Po te gjykosh nga shqetesimet edhe grupit, apo te anetereve qe percillen neper media – te cilat, mediat, kane gjithashtu kane problemet e tyre – duket sikur kemi krijuar ketu ne parlament nje realitet krejt tjeter, te ndryshem nga ai me te cilin perballen qytetaret, zgjedhesit tane dhe njerezit ne jeten dhe ne perballjen e perditshme ne problemet e saj.

Une dhe Qeveria vazhdojme te jemi te angazhuar per pune qe nxisin reformat dhe nuk e humbasin torruan nga gerrmerret e provincave per emerime apo shkarkime drejtoresh te gjithfaresh. Me nje numer drejtoresh qe po shahen, qeveria po mbush arken e shtetit, dhe jo xhepat e vet per t'u sherbyer me mire investimeve, jetes sociale, madje edhe statures se deputetit per nje pune normale dhe perfaqsuese me me shume shpenzime sesa deri dje.

Une kam informime te mjaftueshme se, nga ana tjeter, jo perhere te emeruarit apo te zgjedhurit, jo perhere disa ministra gjithashtu, marrin ne konsiderate shqetesimin e bashkeveprimit ne funksion te zgjidhjes se problemeve te njerezve dhe te realizimit te programit per te cilin jemi votuar. Une propozoj dhe angazhohem te garantoj me autoritetin e drejtuesit te partise dhe te Qeverise qe marredheniet mes nesh, midis deputeteve, ministrave, te zgjedhurve dhe te emeruarve te niveleve te ndryshme, te disiplinohen, dhe te institucionalizohen ne funksione prioritare. Por jo perhere, kam po ashtu infromacion. Ju trokisni neper dyert e ministrave dhe ministrive per projekte dhe reforma, jo rralle ju trokisni ne to per emerime dhe afera te tjera. Nje marredhenie ka gjithnje dy ane dhe nese nje marredhenie calon, kjo do te thote se te dyja anet kane dicka per te korrigjuar.

Tashme qeveria juaj ka arritur suksesin e saj me te madh dhe te enderruar prej te gjitheve: Hapjen e negociatave me BE. Por nese ne vazhdojme te krekosemi ne boshllek, apo te merremi me gerrmere te kota duke magjinalizuar apo netrualizuar kontributin e kerkuar pra te punes kolosale jo vetem ekzekutive , por edhe ligjmbrojtese ne komisione dhe seanca parlamentare per te permbushur detyrimet qe rrjedhin nga keto negociata, atehere ka rrezik qe ky sukses te na kthehet ne bumerang.
Dhe pasojat e saj perballe elektoratit dhe pervojes sone jo te paket politike dihet se cilat jane.

Nuk duhet te harrojme te gjithe se bashku se me rreshtimin e hapur te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, ne kemi rritur edhe me zerin e Shqiperise dhe te qeverisjes sone ne bote, kemi ndryshuar edhe pjse te rendesishme te imazhit negativ qe ekzistonte me apo pa te drejte ne komunitetin nderkombetar, por te mos harrojme se lobe te caktuar brenda dhe jashte vendit punojne per te kunderten. Me kete nuk dua te them se po kthehemi tek koha e vjeter qe ne raste te tilla bente thirrje per unitet apo zbulonte armiq dhe poliagjente, por edhe me te paangazhuar sa duhet nuk mund te perballohen me kualitetin e duhur sfidat qeverisese.

E kam thene dhe e riperseris: ketij grupi dhe gjithe maxhorances sone nuk i mungon as pergjegjesia, as kapacitetet as aftesite per te ruajtur iniciativen politiko-qeverise per reforma dhe rezultate qe jo vetem lene ne bisht opoziten e vjeter, por edhe pershpejton asocimin e Shqiperise me Bashkimin Europian.
Pune te Mbare !

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›