Kryeministri Fatos Nano priti sot Z. Dario Falzone, President i Keshillit Krahinor te Palermos, bashke me nje grup profesoresh te Universitetit te Palermos dhe kryetaret e bashkive te tre komuniteteve
Kryeministri Fatos Nano priti sot Z. Dario Falzone, President i Keshillit Krahinor te Palermos, bashke me nje grup profesoresh te Universitetit te Palermos dhe kryetaret e bashkive te tre komuniteteve arbereshe ne Sicili.
Kryeministri, pasi iu uroi atyre miresardhjen shprehu kenaqesine e tij qe i jepej rasti te takohej me drejtues te larte te krahines se Palermos dhe te disa bashkive arbereshe si edhe me dekanin e fakultetit te Mjekesise se Universitetit te Palermos. Ai theksoi se marredheniet aktuale shume miqesore shqiptaro-italiane, kane ne themel edhe lidhjet e hershme te rrenjosura qe nga koha e krijimit te ngulmimeve te para arbereshe ne Sicili, Kalaberi etj.
Ne jemi shume te kenaqur qe arbereshet kane gezuar ne atdheun e tyre ne Itali, gjithmone nje varg te drejtash edhe si shqiptare, si pjesetare te nje grupi minoritar, pa ndjere diskriminim. Deshmi elokuente eshte fakti qe ne fshatrat arbereshe edhe sot e kesaj dite kultivohet e mesohet gjuha shqipe, ruhen e trashegohen kultura, zakonet e doket e hershme shqiptare. Ne konstatojme qe shteti italian i inkurajon keto procese duke u bere shembell ne fushen e respektimit te te drejtave te pakicave. Qeveria dhe shteti shqiptar i vleresojne keto qendrime dhe une si Kryeminister i Shqiperise deshiroj te transmetoj mirenjohje e falenderime te sinqerta, - theksoi Kryeministri Nano.
Me tej Kryeministri Nano theksoi deshiren per forcimin e bashkëpunimit mes universiteve dhe fakulteteve të te dyja palëve, vecanerisht për intensifikimin e bashkëpunimit ekzistent mes degëve të Albanologjisë dhe Mjeksisë dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes fakulteteve të Agronomisë.
Kryeministri vleresoi, gjithashtu, ecurine shumë te mirë te Projektit ‘Brinjët', i cili ka për qëllim ndimën, përkrahjen dhe vendosjen e gjuhës shqipe në komunat e banuara nga arbëreshët e Italisë dhe në fakultetet e ndryshëm të Universiteteve Italiane dhe shprehu gatishmerine e tij te plote, per te perkrahur e ndihmuar pa rezerva projektet e bashkepunimit ne keto fusha.
Kryeministri shfaqi deshiren per zgjerimin e lidhjeve edhe ne fushen e biznesit, te investimeve dhe te ekonomise, ku Shqiperia ofron mundesi te shumta, lehtesi ligjore e institucionale.
"Keto marredhenie kane nje ambjent shume favorizues, kuadrin e pergjithshem te raporteve shqiptaro-italiane, te cilat ne i vleresojme te shkelqyera dhe me nje te ardhme shume optimiste."
Presidenti i Keshillit krahinor te Palermos, Z. Falzone, pasi falenderoi per pritjen e ngrohte e miqesore tha nder te tjera se "Ditet e qendrimit ne Shqiperi, takimet dhe vizitat e shumta na dhane mundesine te shohim me syte tane ndryshimet e medha qe kane ndodhur ne vendin tuaj. Ne italianet qe jetojme prane komuniteteve arbereshe ne Sicili etj jemi ndjere te mrekulluar, kur kemi zbuluar thesaret e jashtezakonshme te kultures e traditave te arberesheve. Ato kane hyre tashme ne fondin e kultures sone kombetare. Nuk mund te imagjinohet kultura e Sicilise pa trashegimine kulturore, artistike dhe ne pergjithesi pa kontributet e gjithanshme te komuniteteve arbereshe. Arbereshet, bashke me shume shqiptare qe jetojne e punojne ne Sicili e kudo ne Itali, jane shnderruar ne deshmi te imazhit te vertete shume te mire te shqiptareve e te Shqiperise, per te pergenjeshtruar deformimet e denigrimet qe vihen re hera heres".
Ne Palermo po punojme per te ringjallur kulturen e gjuhen arbereshe, ta me tej Z. Falzone. Ne shume shkolla te komunave arbereshe gjuha shqipe eshte ne programet mesimore si gjuhe e detyrueshme, qe nxenesit jo vetem ta flasin, por edhe ta shkruajne. Propjekti "Brinjet" po jep nje ndihmese te vyer. Ai shtoi se brenda mundesive Palermo eshte e gatshme te kontribuoje ne Shqiperi me ndihma dhe me projekte bashkepunimi ne ekonomi, biznes, turizem etj.
Kryetaret e tre bashkive arbereshe qe e moren fjalen ne takim, falenderuan dhe shprehen kenaqesine per tabllone krejt te ndryshme te realitetit qe pane ne Shqiperi. "Kjo dhe fakti qe jemi gjaku yne i shprishur, tha Z.Gaetano Caramanno, kryetar i bashkise se Piana degli Albanesi, na ben shume krenare per origjinen dhe atedheun tone te lashte."
Vleresime pozitive beri edhe dekani i Fakultetit te Mjekesise se Universitetit te Palermos, Prof. Adelfio Elio Cardinale, i cili tha se pas kesaj vizite ne do te behemi me shume deshire propagandues te imazhit te vertete te Shqiperise ne Itali.