E Diel, 1 Nëntor 2026

Dje, në nr.9 te "Fletores Zyrtare" të Republikës së Shqipërisë, u botua Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e datës 9 Mars, 2003 "Per vënien në dispozicion

Dje, në nr.9 te "Fletores Zyrtare" të Republikës së Shqipërisë, u botua Akti Normativ i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e datës 9 Mars, 2003 "Per vënien në dispozicion të hapësirës tokësore, detare dhe ajrore dhe dërgimin e një force ushtarake shqiptare në Rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit".

Në Aktin Normativ thuhet:

Republika e Shqipërisë vë në dispozicion të forcave të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit hapësirën tokësore, detare dhe ajrore, si dhe krijon lehtësira stërvitore.

Pjesëmarrja me nje kompani komando të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, së bashku me strukturat mbështetëse, në Rajonin e Gjirit Persik, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, si kontribut i Republikës së Shqipërisë në operacionet në mbështetje të paqes.

Këshilli i Ministrave përcakton masën e shpërblimit ditor të ushtarakëve në përbërje të njësisë, si dhe trajtimin dhe përballimin e shpenzimeve për kompensimin e pasojave që rrjedhin për shkak të zbatimit të detyrës.

.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›