Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim te veçante me përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, te kryesuar nga Presidenti i kesaj shoqate z. Artan Dulaku. Krye
Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot pasdite nje takim te veçante me përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, te kryesuar nga Presidenti i kesaj shoqate z. Artan Dulaku.
Kryeministri Nano shprehu angazhimin maksimal te Qeverisë për të mbeshtetur sipermarrjen ne sektorin e ndertimeve permes reformes ligjore te nderrmarre ne kete fushe, e cila do te ndikoje pozitivisht dhe me rezultate konkrete edhe ne lehtesimin e procedurave per biznesin e ndertimit ne kuader te zhvillimit afatgjate dhe te qendrueshem te ekonomise se vendit.
Përfaqësuesit e kompanive të ndërtimit, pasi vlerësuan disa ndryshime që janë bërë së fundmi në sistemin fiskal, të cilat u vijnë në ndihmë ndërtuesve në kete aktivitet, i prezantuan Kryeministrit Nano disa nga kërkesat e tyre, te cilat konsistonin ne: rishikimin e Ligjit të Urbanistikes; ofrimin e mbeshtetjes se qeverise per dheniet me konçensione; lehtësimi i procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit; zhbllokimi i kapitaleve të ngurtësuara, si dhe amendimi i ligjit të prokurimit.
Kryeministri Nano mirëkuptoi kërkesat e ndërtuesve shqiptarë duke garantuar se ekziston vullneti i plote i Qeverise, per te mbeshtetur nepermjet mekanizmave te duhur kete biznes.