Kryeministri Fatos Nano, gjate punimeve te Samitin Evropian te Athines ka zhvilluar takime te veçanta me udhëheqës të Bashkimit Evropian, qe merrnin pjese ne kete Konference, si Toni Bler, Romano
Kryeministri Fatos Nano, gjate punimeve te Samitin Evropian te Athines ka zhvilluar takime te veçanta me udhëheqës të Bashkimit Evropian, qe merrnin pjese ne kete Konference, si Toni Bler, Romano Prodi, Javier Solana, Kofi Annan, Aznar, Gerhard Shreder, Zhak Shirak, si dhe me udheheqesit e Greqise: Kryeministrin Simitis, Presidentin Stefanopollos, Ministrin e Jashtem Papandreu etj.
Gjithashtu Kryeministri Nano eshte takuar e ka zhvilluar bisedime edhe me Presidente e Kryeministra te vendeve te rajonit.
Në përfundim të Samitit Europian te Athines Kryeministri Fatos Nano iu pergjigj interesimit te gazetareve te pranishem qe ndoqen punimet e tij:
Kryeministri Fatos Nano:
Vendet ballkanike përfundimisht dhe institucionalisht janë kualifikuar si vende të Europës Juglindore në konceptin e procesit të integrimit europian dhe është niveli i tretë i marrëdhënieve kontraktore që zhvillon BE në procesin e zgjerimit dhe të strukturimit të një realiteti standard në kontinentin e vjetër.
Pothuajse të gjitha vendet e Europës Juglindore janë përfshirë në procesin e stabilizim -asocimit; pavarësisht nga shpejtësitë e ndryshme, është e njëjta axhendë reformash dhe praktikisht këto vende ku Shqipëria është e vendosur mirë, janë kandidatë potencialë për anëtarësim. Faza tjetër, pra, është ngritja në nivelin e dytë; në nivelin e dhjetë vendeve që dje nënshkruan traktatin e zgjerimit të BE-së nga 15 në 25 dhe sigurisht Shqipëria ndodhet në fazën e negociatave që po ecin mirë, për të mbërritur në një marrëveshje standarde asocimi, e cila qysh në këtë fazë po na ndihmon për të përshpejtuar reformat, për të përfshirë të gjithë aktorët: qeveritarë dhe joqeveritare, politikë dhe jopolitikë, të sipërmarrjes dhe shoqërisë civile, për të informuar dhe qytetarët për standardin europian që duhet përqafuar, duke transformuar realitetet dhe mentalitetet tona.
Ky është një raport dypalësh që po funksionon, sepse krahas aktivizimit të më shumë resurseve njerëzore dhe financiare nga BE për mbarëvajtjen e reformave dhe zhvillimin tonë ekonomik, po aktivizohen edhe më shumë resurset vendase, po rritet kapaciteti i institucioneve dhe i administratës publike.
Sot në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një rezolutë konsensuale në mbështetje të procesit të asocimit dhe integrimit. Kjo deshmon se po ndryshon, po bëhet më e qëndrueshme dhe klima e bashkëpunimit politik midis pozitës dhe opozitës.
Lidhur me mesazhin që i përcjell Shqipërisë nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit nga dhjetë vendet e rinj, shumica e të cilëve deri në vitet 1990 i përkisnin kampit komunist,
Kryeministri Nano tha:
Është tashmë një realitet që Europa po qarkullon të njëjtat vlera, pothuajse të gjitha vendet po pranojnë të integrohen në të njëjtin Sistem vlerash. Ajo që mbetet për t'u bërë dhe për t'u nxitur, është konsolidimi, ndërtimi i të njëjtave institucione, si në Europën e Bashkuar, nga pikëpamja e shtetit ligjor dhe e ekonomisë së tregut.
Pra, më në fund edhe Shqipëria, edhe vendet e Europës Juglindore, po mësohen të programojnë rritje ekonomike, programe sociale, marrëdhënie me fqinjët dhe me tregjet globale, me një optikë mbinacionale, po mësohen duke lëvizur në mënyrë revolucionare madje, nga mentaliteti tradicional, të ndajnë sovranitetin me të tjerët, po mësohen të bëhen pjesë e solidaritetit global, për të përballuar sfida globale, po mësohen dhe sipërmarrësit tanë të ndërtojnë programe biznesi që dalin përtej kufijve të provincës së tyre, apo kufijve të tregut kombëtar, po mësohen edhe sipërmarrësit europiane dhe globalë të kërkojnë partnerë privatë në Shqipëri dhe në vende të tjera të Europës Juglindore, krahas shtetit apo qeverive.
Pra është një proces ku vizoneve të njësuara politike po u përgjigjen dhe transaksione dhe lëvizje më të lira mallrash, kapitalesh, vlerash, qytetarësh, që më në fund do të krijojnë dhe në kontinentin e vjetër një realitet të ri, një treg të hapur, të madh dhe kjo jam i sigurt se do të jetë një stimul i fuqishëm sidomos në rajonin tonë për të kapërcyer konfliktet e vjetra dhe për t'i bërë kufijtë më pak të dukshëm.