E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano, eshte takuar sot pasdite ne Podgorice me homologun e tij, Kryeministrin e Malit te Zi, M. Gjukanoviç. Ne kete takim ka qene i pranishen edhe personaliteti i njohur i politik

Kryeministri Fatos Nano, eshte takuar sot pasdite ne Podgorice me homologun e tij, Kryeministrin e Malit te Zi, M. Gjukanoviç. Ne kete takim ka qene i pranishen edhe personaliteti i njohur i politikes gjermane, Kristof Zebel (anetar i kryesise se ngushte te Partise Socialdemokrate te Kancelarit Gjerman Shreder dhe ekspert iÇeshtjeve Europiane).

Ne fillim te ketij takimi Nano dhe Gjukanoviç kane vleresuar si shume te mira marredheniet dypaleshe. Ne kete drejtim jane shkembyer informacione per ecurine e marredhenieve midis Tiranes dhe Podgorices ne fusha te ndryshme me interes reciprok, si infrastrukture, energji, telekomunikacion, turizem etj. dhe eshte vene theksi ne inicimin e projekteve te reja ne te ardhmen.

Kryeministri Nano, ne vecanti, eshte shprehur per bashkepunim intensiv, per te konkretizuar me tej mekanizmat ne goditjen kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar. "Te institucionalizojme me tej luften e perbashket kunder trafikanteve dhe sistemit te tyre, per te arritur rezultatin e kerkuar dhe per t'i bere kufijte tane me te sigurte e me te integruar"- tha zoti Nano gjate takimit.

Per kete çeshtje eshte rene dakord per te shtuar kontaktet midis eksperteve te te dy vendeve.

Duke u ndalur ne çeshtjet rajonale, dy autoritetet e larta, kane rikonfirmuar vullnetin e perbashket per dinamizimin e bashkepunimit dhe dialogut ne promovimin e iniciativave te perbashketa qe nxisin integrimin rajonal dhe qe forcojne stabilitetin.

Po ashtu, ne veçanti, keto çeshtje, jane trajtuar gjate ketij takimi edhe ne kuader te Samitit te Selanikut qe do te zhvillohet se shpejti.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›