Kryeministri Fatos Nano permes nje mesazhi urimi derguar Shkelqesise se tij Imz. Angelo MASSAFRA Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, ka pershendetur dhe i ka uruar Pashket te gjithe besimta
Kryeministri Fatos Nano permes nje mesazhi urimi derguar Shkelqesise se tij Imz. Angelo MASSAFRA Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare, ka pershendetur dhe i ka uruar Pashket te gjithe besimtareve katolike shqiptare.
Ne kete mesazh urimi Kryeministri Nano shkruan:
"Eshtë një kënaqësi e veçantë për mua që në emrin tim dhe të qeverisë që kryesoj t'ju uroj Ju dhe gjithë besimtarët katolikë shqiptarë, kudo që ndodhen:
Për shumë vjet Gëzuar Pashkët!
Kjo Festë që mishëron Ringjalljen dhe Shpresën na kujton sakrificën sublime të Jezusit, mbas kalvarit të mundimeve, si dhe fitoren mbi terrin dhe vdekjen.
Komuniteti Katolik Shqiptar i feston sivjet Pashkët në një atmosferë jubilare të veçantë, që sjell përkujtimi i 10-vjetorit të vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Gjonit Pali i II-të, 25 Prill 1993, si dhe shugurimi prej Tij i pesë Ipeshkëve të parë shqiptarë, ngjarje historike, të cilën e kujton me krenari mbarë populli shqiptar.
Edhe një herë, më lejoni t'ju uroj Pashkë të gëzuara të gjithë besimtarëve katolikë, duke u shprehur mirënjohjen për zellin e sakrificën që bëjnë çdo ditë për ringritjen e vlerave morale e fetare tradicionale të popullit shqiptar".