Kryeministri Fatos Nano: Ju faleminderit per vemendjen qe tregoni per viziten e Komisionerit te Jashtem te BE Kris Patten. Besoj se dhe interesimi juaj pasqyron interesimin e madh te publikut shqipta
Kryeministri Fatos Nano:
Ju faleminderit per vemendjen qe tregoni per viziten e Komisionerit te Jashtem te BE Kris Patten. Besoj se dhe interesimi juaj pasqyron interesimin e madh te publikut shqiptar per kete moment te rendesishem ne marredheniet e Shqiperise me BE.
Ne sapo perfunduam pjesen e bisedimeve zyrtare me Komisionerin Patten, i cili u takua me Ministrin e Jashtem, me Ministrin e Integrimit dhe tani me Kryeministrin dhe, do te vazhdoje me pas kontaktin me nje numer takimesh te rendesishme qe perfishjne dhe Universitetin e Tiranes.
Pata kenaqesine e detyres per t'i konfirmuar z.Patten angazhimin e plote te Qeverise dhe te institucioneve ne varesi te saj, te maxhorances parlamentare qe une drejtoj dhe te marredhnieve qe kemi ndertuar me opoziten parlamentare per te mbeshtetur procesin e reformave te vazhdueshme, qe do ta perafrojne akoma me shume legjislacionin, institucionet dhe tregun e Shqiperise me standartet e BE, qe do ta bejne me efikas ne luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe dobesive te sistemit qe po ndertojme, si dhe per angazhimin pa rezerva ne bashkepunimin e metejshem me misionet, institucionet dhe agjencite e specializuara te BE dhe vecanerisht misionin e doganave per perballimin e shqetesimeve qe ende vazhdojne te shqetesojne procesin e perafrimit.
Pata gjithashtu kenaqesine politike dhe kombetare te mesoj me komisionerin Patten se celja zyrtare e negociatave per Stabilizim Asociimin do te behet ne fillim te muajit shkurt te vitit te ardhshem me rastin e vizites se Presidentit te Komisionit Europian Romano Prodi ne Tirane.
Zoti Patten fjala eshte per ju.
Komisioneri i Jashtem i BE Patten
Z. Kryeminister, se pari, me lejoni te shpreh falenderimet e mia qe ju me pritet sot ne Shqiperi, pikerisht sot qe eshte nje dite e vecante, nga sa mora vesh, qe gjetet kohe, ju dhe dhe koleget e mi te bisedoni me mua.
Isha ketu ne fund te pranveres dhe ne fillim te veres vitin qe shkoi, kur ne diskutuam celjen e mandantit, i cili do te miratohej nga vendet e BE, qe Shqiperia te fillonte bisedimet, te celte negociatat per Marreveshjen e Asociim Stabilizimit. Beme disa pyetje serioze, por ne fund te fundit, vendosem ne nje menyre te ekuilibruar, do te thosha, se do te ishte me mire te niste ky proces.
Mbas stabilitetit politik qe kemi vene re muajt e fundit dhe ne vecanti pas zgjedhjes se Presidentit, ne fund te tetorit Ministrat e Jashtem te BE vendosen, se tashme ka ardhur koha qe te celen keto negociata mjaft serioze. Dua te theksoj perse keto jane serioze. Javen qe vjen shpresoj qe kryetaret e shteteve te BE te bien dakort per zgjerimin historik te BE. Me siguri do te mirepresim ne gjirin tone te BE, pra ne shtepine tone, 10-vende te tjera anetare. Perpara se te kemi negociuar me sukses anetaresim e tyre ne BE, ne kishim negociuar nje marreveshje paraprake te quajtur Marreveshja – Europ. Ajo qe eshte e qarte per ne eshte se marreveshjet per te cilen do te bisedojme me Shqiperine eshte ekzaktesisht e njejta si marreshja Europ, per te cilen biseduam me vende te ndryshme si Polonia, Hungaria. Eshte menyra se si vendet dhe popujt tregojne qe ndajne vlerat me ne dhe se jane te gatshem te fillojne bisedimet per t'u integruar ne gjirin tone. Pra nuk eshte ceshtja e rregullimeve politike më, por eshte nje bisedim serioz qe merr parasysh aspiratat tuaja dhe vokacionin tuaj europian. Dhe pikerisht per karakterin serioz te ketyre bisedimeve qe Presidenti i Komitetit Europan z. Romano Prodi, i cili e njeh me se mire Shqiperine dhe eshte shume i interesuar per te ardhmen e ketij vendi dhe kishte shume deshire qe te vinte ketu personalisht, kur te celen keto bisedime. Tani po shohim nje dite te mundshme ne fillim te shkurtit. Te dy zyrat po bisedojne: Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidentit, kur do te nisin keto bisedime. Dhe jam i sigurt qe pas pak ditesh do te jemi ne gjendje te japim perfundimisht kete date. Por dua ta theksoj edhe nje here se Presidenti Prodi i ve shume rendesi pranise se tij ketu kur te celen keto bisedime. Pastaj do te nisim nje sekuence tjeter serioze te bisedimeve te metejshme.Çdo gjashte jave do te fillojne bisedimet ketu ne Tirane, kryesisht, por edhe ne Bruksel here pas here. Dhe mbas raundesh bisedimesh ne do te raportojme perpara 15 anetareve te BE, per menyren se si po zhvillohen keto bisedime dhe, ritmi i perparimit, sic me vuri ne dukje dhe Kryeministri pak perpara, varet krejtesisht nga ju.
Nuk po behet fjale per te bere premtime, nuk behet fjale thjesht per ndryshimin e ligjeve, por behet fjale per zbatimin e tyre, ne fushen ekonomike, ne fushen e ndertimit te institucioneve, ne fushen e luftes kunder krimit dhe korrupsionit ne te gjitha drejtimet.
Dhe nje pike te fundit. Jemi mirenjohes per rolin qe ka luajtur Shqiperia ne Rajon. Dhe mendojme qe vizita e Ministrit tuaj te Jashtem ne Beograd ishte shume e rendesishme. Ne fakt ishte nje hap historik dhe kete e di sepse e kam ndjekur shume ngushtesisht vete, si dhe rolin mjaft te rendesishem qe ka luajtur vendi juaj ne krizen qe pati Maqedonia vitin qe shkoi. Dhe kjo eshte nje arsye me teper per te forcuar marredheniet midis BE dhe Shqiperise.
Sa per ta qartesuar, se ndoshta nuk eshte shume e qarte, besoj se e kam une dhe jo perkthyesja kete detyre. Sic thashe, raundi i pare i bisedimeve do te filloje ne fillim te shkurtit. Pastaj cdo gjashte jave do te kemi raunde te tjera te bisedimeve, duke trajtuar te gjithe kapitujt teknike qe jane pjese e kesaj marreveshje dhe ne periudhen midis cdo negociatave pra, perpara se te nisi raundi tjeter, ne do te raportojme per perparimin e bere, perpara 15 venedeve anetare te BE dhe ritmi i perparimit, kohezgjatja e bisedimeve varet nga ju.
Pas deklaratave te Kryeministrit Fatos Nano dhe Komisionerit te Jashtem te BE Patten, ata ju pergjegjen pyetjeve te gazetareve:
TV KLAN
z. Kryeminister cilat do te jene masat konkrete qe Qeveria juaj do te ndermarre per sigurimin e kufijve veriore dhe largimin e Shqiperise nga harta e trafiqeve ilegale, terrorizmit si kusht kryesor per hapjen e negociatave?
Kryeministri Fatos Nano:
Besoj se media, gjithshtu dhe opinooni public ne teresi, po ndjek me vemendjen e duhur progresin e rezultateteve te luftes ne te cilen eshte angazhuar shteti, institucionet, Qeveria dhe drejtesia shqiptare ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar, i cili i ka bere dhe kufijte me te sigurte, i cili per shkak te hapjes ne veri dhe normalisht dhe te hyrjes ne nje etape te re me fqinjet tane veriore gjithashtu, po sjell edhe pakesimin e shqetesimit per karakterin kritik apo sigurine e ulet te kufijve ne Ballkan.
Une besoj, sikurse e theksoi z.Patten, tashme, duke institucionalizuar marredheniet standarte dhe marreveshje te standartit europian, edhe me fqinjet, edhe me Republiken Federative te Jugosllavise, e cila ashtu si dhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, eshte e perfshire ne te njejten axhende per Asocim Stabilizim, si Shqiperia. Edhe kufijte tane veriore po kthehen ne kufi te hapur dhe me te sigurte per levizje qytetaresh dhe vlerash te pa kercenuar nga trafiqet dhe, aq me pak, nga terrorizmi. Nuk besoj se, Shqiperia mbetet ne vemendjen nderkombetare apo te vendeve partnere, te vendeve drejtuese te NATO-s dhe te organizatave te tjera te sigurise kolektive qe po bashkepunojne per forcimin e sigurise ne rajon, te kene ndonje shqetesim per verpimtari terroriste.
Faleminderit
Tv Arberia
Behet fjale qe, sipas deklarates tuaj, Shqiperia do te hyje ne nje marredhenie shume te privilegjuar me BE. Me cfare konkretisht do te filloje raundi i pare i bisedimeve mes Shqiperise dhe BE? Me ngritjen e shtetit ligjo, reformen ne gjyqesor, krijimin e nje zone te tregtise se lire, apo reforma te tjera qe perfshijne institucione te shtetit shqiptar?
Komisioneri i Jashtem i BE Patten
Keto jane te gjitha ceshtjet te cilat ne do t'i diskutojme gjate bisedimeve. Ende nuk e kemi pergatitur nje axhende, nje program te hollesishem per raundin e pare te bisedimeve me partneret tane shqiptare. Por te gjitha keto qe ngitet ju do te jene pjese te bisedimeve. Dhe shkalla ne te cilen ne do ta thellojme edhe me tej bashkepunimin ne marredhenien tone do te varen nga vleresimi yne, do te varen nga ritmi dhe thellesia e zbatimit te ketyre ceshtjeve.
Voa
z. Kryeminister, nje nga problemet qe shtrohet nga BE eshte aftesia e Shqiperise per te zbatuar marreveshjet. Sa te shqetesuar jeni ju per aftesine e administrates shqiptare per te realizuar reformat qe duhen ndermarre? Kam parasysh qe administrata shqiptare vuan nga mosekuilibri pasi, qe nga Sekretaret e Pergjithshem qe jane figura qendrore te administrates publike apo Drejtore, vazhdojne te nderrohen pavarshisht se jane te mbrojtur me ligj, vazhdojne te nderrohen sa here nderrohen ministrat.
Kryeministri Fatos Nano:
Une besoj se mbetet nje nga detyrat kryesore dhe angazhim prioritar per reformat forcimi I kapaciteteve te administrates publike, krahas institucioneve te shtetit ligjor ne Shqiperi. Ne do te mbetemi te angazhuar dhe te vemendshem ndaj zbatimit real te kuadrit te ri legjislativ dhe normativ qe po perafrohet me standartet e BE ne te gjithe sektoret e administrates publike dhe vecanerisht ne aspektet e bashkeverpimit te administrates publike me institucionet e specilalizuara se do te forcoje luften kunder krimit te organizuar, korrpsionit dhe abuzimit me financat publike te cilat duhet te konvergojne ne forcimin e sistemit te drejtesise dhe te autoritetetit te ligjit ne teresi. Por duhet te rithkesoj se Qeveria nuk ndihet vetem ne perpjkejet per te forcuar kapacitetet administrative te vendit, tashme, jo vetem partnere te rendesishem ndaj institucioneve te BE, dhe te vendeve te tjera partnere, por dhe faktore te rendesishem te shoqerise civile, te sipermarrjes vendase, gjithashtu, jane perfshire ne programet e reformave dhe ne implementin e procesit te perfarimit me BE, ku po integrohen kapacitete profesionale, po zgjerohet aftesia per te krijuar me shume hapesira per iniciativa ligjore dhe ekonomike qe prodhojne aftesi me te larte konkuruese te shoqerise, te tregut dhe te institucioneve shqiptare ne hapjen me rajonit dhe perafrimin me BE dhe, vecanerisht rezultatet e luftes kunder korrupsionit, bashkeveprimi me sistemin e drejtesise per ndershkimin e tyre. Forcimi i bashkeveprimit midis institucioneve te policise se shtetit te policies tatimore, te policise se ndertimit, te sherbimeve te specializuara informative, po sjell me shume siguri, me shume garanci dhe me shume motivim edhe per funksionimin e administrates publike qe nga Sekretaret e Pergjithshem deri te funksionaret e rendesishem, qe, ne menyre te vecante, jane te perfshire dhe ne axhenden dhe ne grupin e negociatoreve per Marreveshjen e Asocim Stabilizimit me BE.
Tvsh
Deri tani jemi njohur kryesisht me kushte qe i percaktohen pales shqiptare ne lidhje me celjen e ketyre bisedimeve. A ka ndonje konstatim nga ana juaj per fushat ne te cilat gjykohen me te thjeshta ne negocim dhe a mendohet qe keto te vihen ne fillim te axhendes se bisedimeve?
Komisioneri i Jashtem i BE Patten
E para gje qe duhet te them eshte qe, negociatat do te celen. Per kete s'ka asnje dyshim. Ceshtja shtrohet se sa do te zgjasin keto bisedime. Dhe kjo varet se sa shpejt ne do te mund te realizojme te gjithe programin. Dhe kur flas per zbatim, nje nga ceshtjet qe permendi dhe z. Kryeminister pa dyshim qe shikohet me shume rendesi nga kryetaret e shteteve te BE. Kryeministri permendi rendesine qe ka lufta kunder krimit te organizuar dhe mendoj qe kjo eshte ne krye te axhendes te te gjithe kryetareve te shteteve europiane. Pati dje ne Londer nje konference mjaft te rendesishme per kete ceshtje. Kjo mblodhi ministra nga vendet e Europes Juglindore dhe Perendimore. Besoj se te gjithe duhet ta kuptoni qe, nuk eshte nje shfaqje, nje pantomime, eshte nje prioritet I vertete dhe shume I rendesishem. Per kete duhet bere perparim, sepse te gjithe ndihemi te kercenuar nga trafikimi ilegal i vajzave te reja, nga trafiku I paligjshem I droges, nga pastrimi I parave dhe nga te gjitha ato aspekte te tjera te cilat do t'i quaja ana e erret e globalizimit. Ne ne BE jemi teper te shqetesuar per te gjitha keto ceshtje dhe, mbas dy javesh, kur te shkoj ne Uashtington per te takuar Sekretarin e Shtetit Kolin Pauell, do te diskutoj te gjitha keto ceshtje me te.
Faleminderit.