Kryeministri Fatos Nano priti sot z. David Appia Minister Keshilltar dhe Shef i Misionit ekonomik te ambasades franceze ne Rome, i cili eshte i akredituar me kete funksion ne Shqiperi dhe vendet e tje
Kryeministri Fatos Nano priti sot z. David Appia Minister Keshilltar dhe Shef i Misionit ekonomik te ambasades franceze ne Rome, i cili eshte i akredituar me kete funksion ne Shqiperi dhe vendet e tjere te Ballkanit.
Kryeministri Nano, duke vleresuar nivelin shume te mire te marredhenieve politike midis dy vendeve, u shpreh se ato perbejne nje baze te qendrueshme per zhvillime me te gjera e me cilesore ne te ardhmen edhe ne fushat e ekonomise, tregtise, turizmit, investimeve direkte etj..
Marredheniet aktuale Shqiperi-France, kane nevoje per plotesime te kuadrit ligjor e institucional, nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve te tjera ne fusha me interes te ndersjellte, sic mund te jene marreveshja per bashkepunimin ekonomik dhe tregtar, marreveshja per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, si edhe marreveshje te tjera ne sektore me interes te perbashket si ato ne fushen e energjise, turizmit, produkteve biobujqesore etj.
Kryeministri, duke iu referuar edhe takimit e bisedes me Presidentin francez, z. Zhak Shirak, ne Bejrut, gjate Samitit te Frankofonise, perseriti idene e Presidentit Shirak per rishikimin dhe ristrukturimin e marredhenieve midis te dy vendeve.
Z. Appia, vleresoi pozitivisht ritmet e reformave, te cilat i karakterizoi inkurajuese, ne zhvillim e progres te vazhdueshem dhe tha se strukturat perkatese franceze i ndjekin me interes zhvillimet ne Shqiperi. Ai theksoi nevojen e nje pune te perbashket per te ngjallur interesin e ndermarrjeve dhe investitoreve franceze per mundesite e ofruara nga Shqiperia ne pjesemarrjen e tyre ne procesin e privatizimit, ne investime ne turizem, energji, banka ne projektet rajonale ballkanike etj.