E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran/Lirohet gazetari i "Washington Times"

Televizioni shtetëror në Iran pohon se autoritetet kanë liruarnjë gazetar britaniko-grek i cili ishte arrestuar muajin e kaluar kur po mbulonte ngjarjet pas zgjedhjeve kontradiktore presidenciale.
Televizionet iraniane citojnë zëdhënësin e ministrisë së Jashtme, Hasan Kashkavi të ketë thenë se autoritetet kishin liruar sot gazetarin Iason Athanasiadis, por ia kishin hequr kredencialet. Gazetari që shkruante për të përditshmen amerikane "Washington Times" u arrestua muajin e kaluar në Teheran si i dyshar për veprimtari ilegale, që kishin të bënin me trazirat pas zgjedhjeve iraniane.
Ministria e Jashtme iraniane e akuzoi gazetarin për shkelje të etikës së gazetarisë. Thuhet gjithashtu se një diplomat iranian në Greqi kishte ndihmuar në lirimin e gazetarit si një gjest humanitar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›