E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myslimanet: Shteti te mos ndaloje shamite

Plot 23 shoqata kane kerkuar dje respektimin e te drejtave te besimtareve muslimane ne shkolla, duke mos u penguar qe te ndjekin besimin e tyre, nepermjet mbajtjes se shamive, apo edhe te mjekres ne rastet e besimtareve meshkuj. Nje deklarate e tille e firmosur nga keto shoqata dhe drejtuar institucioneve me te larta te shtetit, eshte bere nisur nga precedenti i perjashtimit nga shkolla te nje sere nxeneseve ne kohe te ndryshme.

Thirrja

Keshtu, grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut, nje grup shoqatash muslimane dhe disa organizata te tjera te shoqerise civile, qe veprojne ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi, kane ndjekur me shqetesim faktin se dy besimtare muslimane, nxeneset Florida Kola dhe Artenisa Neziri nga qyteti i Burrelit jane perjashtuar nga shkolla per shkak te veshjes se tyre me shami. "Shqetesimi behet edhe me i madh per faktin se flakja jashte institucioneve arsimore dhe administrative te vendit, te besimtareve dhe besimtareve te fese islame per shkak te mbajtjes se shamise e mjekres eshte bere tashme nje ceshtje e perseritur per te disaten here", thuhet ne deklaraten e perbashket. Sipas kesaj te fundit, ketu kihen parasysh rastet e dy nxeneseve te shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja ne Tirane, te cilat u perjashtuan perpara nente vitesh, si edhe motrat Gentiana dhe Marsela Hasani, perpara disa muajsh, per te njejten arsye.

Rregullorja

Megjithese keto raste jane bere objekt i debateve mediatike ku opinioni publik ne pergjithesi ka shfaqur simpati dhe mbeshtetje per vajzat besimtare qe deshirojne te shkollohen ne sistemin e arsimit publik, nga administratat e shkollave eshte mbajtur nje qendrim i ngurte, i justifikuar me rregulloren e shkolles qe nuk lejon mbajtjen e "simboleve fetare". Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut dhe organizatat e shoqatat firmetare te kesaj deklarate, e quajne te nevojshme te kujtojne se liria e ndergjegjes dhe e fese eshte e garantuar nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperise. Ne nenin 24, pika 2 thuhet tekstualisht: "Secili eshte i lire te zgjedhe ose te ndryshoje fene ose bindjet, si dhe ti shfaqe ato individualisht ose kolektivisht, ne publik ose ne jeten private nepermjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes se riteve". Ne legjislacionin shqiptar nje rendesi e vecante i eshte kushtuar njohjes dhe garantimit te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, si nje nga shtyllat e shoqerise se qyteteruar bashkekohore.

"Lutja"

Deklarata eshte derguar ne adrese te Presidentit te Republikes, kryetares se Parlamentit si dhe Kryeministrit te Republikes se Shqiperise, qe te vleresojne me seriozitet shqetesimin e myslimaneve, duke i dhene rendesine e duhur ketij problemi te mprehte.

MASH

Sipas shoqatave firmetare, situaten e krijuar e ka renduar edhe me teper reagimi zyrtar i Ministrise se Arsimit e Shkences, e cila deklaroi zyrtarisht se "vajzat e mbuluar me shami apo me simbole te tjera fetare nuk duhet te lejohen ne shkolla", duke i lene shteg diskriminimit.

Konventat e firmosura nga Shqiperia

Ne deklaraten e perbashket citohet se Shqiperia eshte anetare e OKB-se qe nga 14 dhjetori 1955 dhe ka ratifikuar pothuajse te gjitha konventat kryesore te kesaj organizate lidhur me mbrojtjen e te drejtave te njeriut, disa prej te cilave jane: Deklarata Universale e te Drejtave te Njeriut, 1948 (aderuar ne 1955); Konventa Nderkombetare per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit Racial, 1969 (aderuar ne 1994); Pakti Nderkombetar mbi te Drejtat Civile dhe Politike, 1966 (aderuar ne 1991); Konventa per Eliminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Grave, 1989 (aderuar ne 1996). Shqiperia eshte gjithashtu anetare e OSBE-se dhe ka nenshkruar te gjitha dokumentet e saj, si Akti Final i Konferences se Helsinkit (1975); Deklarata e Kopenhagenit (1990) etj. Shqiperia eshte anetare e Keshillit te Evropes qe nga 13 korriku 1995 dhe ka nenshkruar dhe ratifikuar nje numer te madh dokumentesh te rendesishem si Konventa per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore (1951); Konventa Kuader per Mbrojtjen e Pakicave Kombetare etj. Ne te gjitha keto konventa sanksionohet e drejta e ushtrimit te fese ne liri dhe pa pengesa dhe respektimit te te drejtave te grave.

Grupimet dhe shoqatat firmetare:

Grupi Shqiptar i te Drejtave te Njeriut.

Forumi Musliman i Shqiperise.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qyteterimit Islam. (A.I.I.T.C.)

Keshillit Shqiptar i Marredhenieve Islamo - Evropiane.

Klubi Kulturor "DRITA".

Qendra Islame Shqiptare e Nju Jorkut dhe e Nju Xhersit.

Qendra per Bashkepunim Nderkombetar. (I.C.C.)

Qendra Studimore Fetare "Erasmus".

Shoqata "Gruaja ne Media".

Shoqata "Miqte e dijes per mirekuptim dhe paqe".

Shoqata "Qellimi i Jetes".

Shoqata Bamirese Islame, Shkoder.

Shoqata Kultura Islame e Intelektualeve, Shkoder.

Shoqata Kulturore "Rinia e se ardhmes"

Shoqata Kulturore "Dora e meshires".

Shoqata Kulturore "Gruaja".

Shoqata kulturore "Paqe, Progres dhe Harmoni".

Shoqata Kulturore "Tradita".

Shoqata Kulturore "Visare".

Shoqata Kulturore Humanitare "Burimi".

Shoqata Kulturore Islame "Nektari i Jetes".

Shoqata Zeri i gruas shqiptare.

Shoqata Kulturore "Puna e Mire".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›