E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ-OSSH, pakt per drita pa nderprerje ne zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve firmosi dje nje marreveshje me Operatorin e Sistemit te Shperndarjes, per te siguruar furnizim me energji elektrike, pa nderprerje ne te gjithe vendin, ne 28 qershor, diten e zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Pakti u firmos nga kreu i KQZ-se, Arben Ristani, nenkryetarja Deshira Subashi dhe drejtuesi i OSSH-se, Sahit Dollapi. Gjate nenshkrimit te kesaj marreveshje, kreu i KQZ-se, Ristani, tha se, "KQZ e perkushtuar per rendesine e zgjedhjeve eshte munduar qe me te gjithe institucionet e tjera te siguroje standardet maksimale te ketyre zgjedhjeve". Ai sqaroi se, kete here ky mision eshte i rendesishem, duke pasur parasysh faktin qe do te perdoret teknologjia e kamerave per numerimin e votave dhe perdorimi i ketij sistemi, eshte i lidhur ngushte me furnizimin me energjine elektrike. Nga ana e tij, Dollapi ka premtuar edhe vendosjen e gjeneratoreve tw levizshem diten e zgjedhjeve, nese nga ndonje defekt i mundshem apo mbingarkesa nderpritet energjia elektrike. Me 28 Qershor shqiptaret do t'i drejtohen kutive te votimit per te zgjedhur parlamentin qe do te caktoje edhe qeverine e re.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›