Kryeministri: Me Berluskonin, do te firmos partneritetin strategjik
Kryeministri Berisha paralajmeroi se diten e sotme do te nenshkruaje me kryeministrin e qeverise italiane, Berluskoni, marreveshjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve. "Per mua ishte nje fat me te vertet i madh, qe e hapa viziten time zyrtare ne Itali me kete eveniment te rendesishem, per te pasqyruar para investitoreve italiane, potencialet dhe mundesite e medha te Shqiperise. Do te desha te nenvizoja qe neser une do te firmos se bashku me kryeministri italian Silvio Berluskoni nje marreveshje te partneritetit strategjik midis dy vendeve tona, nje marreveshje qe do te konsolidoje raportet tona te shkelqyera", ka deklaruar ne konference shtypi Berisha. Ai eshte shprehur se ka qene perhere i bindur qe Shqiperia dhe rajoni i Ballkanit perfaqesojne nje treg me interes shume te madh per investitoret italiane. "Une jam shume i lumtur qe kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka zhvilluar me tej kete vizion. Pikerisht, fakti qe sot ne jemi te mbledhur ketu, me perfaqesues nga ate gjitha vendet e Ballkanit, tregon progresin e ketij vizioni. Ne, ne Shqiperi jemi duke bere gjithcka, jemi duke aprovuar cdo ligj, jemi duke marre e aprovuar cdo vendim per te krijuar klimen me te favorshme per investimet e huaja ne te gjitha fushat. Ne kemi vuajtur nga kriza ekonomike boterore, por nuk shkuam ne recesion ekonomik",-tha Berisha.