E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Nano tha gjate takimit se hapja e negociatave per marreveshjen e stabilizim - asocimit eshte e konsideruar nga qeveria si nje hap teper pozitiv sepse ndikon drejteperdrejt ne nxitjen e p

Kryeministri Nano tha gjate takimit se hapja e negociatave per marreveshjen e stabilizim - asocimit eshte e konsideruar nga qeveria si nje hap teper pozitiv sepse ndikon drejteperdrejt ne nxitjen e progresit ne vend permes te gjithe niveleve qe permbushin vendsosmerine per realizimin e negociatave ne nje kohe sa me te shpejte duke vepruar me shume pergjegjshmeri dhe per te mos humbur e kohe ne kete proces te rendesishem.

Kryeministri u shpreh se do te vazhdojme instalimin dhe qendrueshmerine e klimes positive qe ekziston ne vend duke stabilizuar dialogun politik, kontributet e te gjithe faktoreve politik ne kete proces, dhe qeverisjes, si dhe gjithashtu do te vazhdojme te kemi kontakte aktive me te gjithe lidershipin ne rajon. "Shqiperia ka nevoje te vazhdoje rrugen e modeleve te saja dimensionale , te moderimit ne rajon dhe konstatojme se edhe faktoret e tjere dhe ekuilibret rajonale pothuajse jane vendosur, keshtu ne do te jemi pjese e iniciativave tuaja per Europen Juglindore" tha Kryeministri.

Kryeministri ka hedhur idene e nje network-u ballkanik dhe rolin e delegacionit qe udheheq znj. Pack ne mbeshtetjen e inisiativave rajonale. "Duhet te kemi me shume programe te integrimit rajonal te orientuar nga europa dhe ajo c'ka ne po bejme eshte afrimi i doganave drejt zeros, lehtesimin e levizjes ne ballkan pa viza sipas modelit "Shengen"ne menyre qe te jemi me te afte per te identifikuar garancite dhe kontollin per levizjen neper vende te ndryshme dhe te strukturojme nje network kontakti gje qe do te ndikoje ne pershpejtimin e refomave dhe cdo elementi tjeter me standartet qe qe do te na perafrojne me BE-ne".

Znj.Pack shprehu bindjen e saj se faktori politik vlereson tashme se c'fare eshte e mire per Shqiperine, dhe vleresoi shume rolin e Kryeministrit dhe qeverise aktuale per rolin dhe ekuilibrat qe po luan ne rajon duke dhene nje shenje shume sinjifikative partnereve nderkombetare se politika shqiptare eshte politike e fqinjesise se mire dhe e inisiativave integruese. "Vleresoj marredheniet e mira qe ka qeveria shqiptare me te gjithe vendit e rajonit dhe ju mund te luani sic keni luajtur nje rol mjaft pozitiv ne ballkan" tha Doris Pack.

Bashkebiseduesit kane ndare te njejtin mendim dhe vleresim per punen e Komisionit bi-partizan per reformen zgjedhore gje qe sipas tyre do te ndikoj ne zbatimin e rekomandimeve te organizmave nderkombetare per zgjedhjet duke garantuar ne te ardhmen procese elektorale te pakontestuara.

Znj. Pack u shpreh e kenaqur qe konferenca e trojkes u zhvillua ketu ne Shqiperi,gje qe tregon se Shqiperia eshte ne rrugen e permbushjes se detyrimeve te marreveshjes se stabilizim asocimit dhe ajo gjithashtu ka konfirmuar mbeshtetjen e saj ne kete proces.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›