Te nxisim iniciativen e investitoreve private në tregun e energjetikës Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Komitetit Nderministror për Problemet e Energjise ku u d
Te nxisim iniciativen e investitoreve private në tregun e energjetikës
Nën drejtimin e Kryeministrit Fatos Nano u zhvillua mbledhja e Komitetit Nderministror për Problemet e Energjise ku u diskutua rreth raportit "Mbi situaten e Sektorit te Energjise Elektrike" (realizimi i buxhetit te KESH-it per vitin 2002 dhe parashikimit per vitin 2003, i përgatitur për t'u paraqitur ne takimin me donatoret ne Bruksel me daten 16. 10. 2002.
Ne fjalën e Tij rreth ketij raportit, Kryeministri Fatos Nano, u ndal ne pikat me kyce te situates se tanishme energjetike dhe permiresimit te gjendjes se saj. Ne Konferencen e Brukselit, tha zoti Nano, i duhet dhene rendesi paraqitjes me shume përgjegjesi me vleresime dhe angazhime te programimeve konvergjente dhe me mundësinë që ky komitet të planifikojë ushtrimin e ardhshëm buxhetor ne investime dhe kthim investimesh që shëndoshin gjendjen.
Më poshte Kryeministri Nano, theksoi se situata energjetike kerkon nxitjen e donatoreve te huaj pasi vendi ka rezerva ujore dhe hidroenergjetike. Kryeministri u ndal veçanërisht ne menaxhimin e këtyre burimeve.
Ai porosit që Ministria e Industrisë dhe Energjetikës të përgatisë aktet ligjore dhe nenligjore që i japin mundësi futjes së investitorëve privatë në tregun e energjetikës dhe të drejtën konsumatorëve për ta blerë energjinë drejtpërsëdrejti prej tyre. Gjithashtu Kryeministri u shpreh që të merren masat e duhuara për sigurimin e burimeve ekzistuese alternative që nga gazi e nënproduktet e naftës etj.
Kyeministri në këtë mbledhje të Komitetit u ndal edhe ne analizën e strukturës së kostos nga KESH-i Per këtë qëllim unë kërkoj, tha Kryeministri një rakordim të ri dhe përfundimtar midis KESH-it dhe Ministrisë së Financave për të kuptuar përfundimisht vlerën e subvencionit, por edhe detyrat e institucioneve e te ndermarrjeve buxhetore ndaj KESH-it.
Në Bruksel, në takimin me donatorët tha Kryeministri, ne duhet të paraqitemi të gatshëm per t'ú futur në tregun energjetik rajonal si një nga prioritetet që përpunon Struktura e Paktit të Stabilitetit.
Anëtarët e Komitetit Ndërministror për Problemet e Energjisë shprehën mendimet e tyre për raportin që do të paraqitet pasnesër në takimin e Brukselit, të cilat e pasuruan edhe më tej atë.