Kryeministri Nano zhvilloi sot pasdite një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot, ku një autobus me nxënës kosovar, i cili udhëton
Kryeministri Nano zhvilloi sot pasdite një bisedë telefonike me Kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot, ku një autobus me nxënës kosovar, i cili udhëtonte nga Tirana për në Kosovë, është rrëzuar në një humnerë, pranë Fushë Arrëzit.
Kryeministri Nano e informoi Kryeministrin Rexhepi për ngjarjen, si dhe për angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe strukturave përkatëse të ministrisë së Rendit, të Mbrojtjes, Shëndetësisë dhe të Pushtetit Lokal, për të vepruar me shpejtësi dhe në kohën e duhur për përballimin e kësaj ngjarjeje. Ai bisedoi me z. Rexhepi rreth situatës së të plagosurve dhe masave të marra për transportimin e tyre dhe ndihmën e plotë mjekësore në spitale.
Gjithashtu, Kryeministri Nano, në emër të Qeverisë Shqiptare, u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave të shkaktuara nga aksidenti.
Të dy Kryeministrat kanë rënë dakort që ceremoniali për nder të viktimave të kësaj tragjedie të rëndë, të zhvillohet i përbashkët në Shqipëri e Kosovë.