Fjala e Kryeministrit në seancën e interpelancës parlamentare të kërkuar nga Grupi i PR-së, në lidhje me qëndrimin e Këshillit të Ministrave, përsa i përket vendimit të KRRTRSH-së, datë
Fjala e Kryeministrit në seancën e interpelancës parlamentare të kërkuar nga Grupi i PR-së, në lidhje me qëndrimin e Këshillit të Ministrave, përsa i përket vendimit të KRRTRSH-së, datë 23. 06.2004 "Për miratim leje ndërtimi të fshatit turistik në zonën e Kakomesë".
"I nderuar zoti Kryetar,
Te nderuar zoterinj deputete
Vij sot perpara jush sipas kerkeses se bërë nga grupi parlamentar i Partise Republikane, i cili kerkon qe ne emer te transparences te informoj Kuvendin ne lidhje me qendrimin e Keshillit te Ministrave persa i perket vendimit te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise te dates 23 qershor 2004 per miratim leje te fshatit turistik ne zonen e Kakomese dhe dokumentacionit, megjithese besoj se nderkohe shume gjera jane sqaruar si permes qendrimeve te mia publike, ashtu edhe nga vete niveli i transparences maksimale qe rrethon edhe vendimmarrjen tone dhe eshte bere norme e jetes sone demokratike.
Gjithsesi, ne emer te llogaridhenies dhe per respekt te publikut te gjere, me lejoni te jap nje pasqyre te shkurter ne lidhje me procedurat e miratimit te Fshatit Turistik ne Kakome:
Lidhur me kerkesen e shoqerise "Riviera" shpk me partner shoqerine franceze "Club Mediterane" per kryerjen e "veprimtarise se stimuluar" per ndertimin e nje kompleksi turistik pushimi ne zonen e Gjirit te Kakomese, ju bej me dije se kronologjia e miratimit te ketij projekti paraqitet:
- Me V.K.M. 517 date 03.07.2003 eshte miratuar "Strategjia e Zhvillimit te Turizmit" deri ne vitin 2012. Ne aneksin "1" te kesaj strategjie, si dhe ne programin e veprimit per zbatimin e strategjise, nder zonat e identifikuara paraqitet edhe zona e Kakomese, e klasifikuar si "zone pilot" per zhvillimin e strukturave turistike me kapacitete te pershtatshme per zhvillimin e turizmit ne plan afatmesem.
- Me vendim te KKRRTRSH Dt. 4 date 01.08.2003, miratohet detyra e projektimit dhe studimi urbanistik pjesor i zones pilot per zhvillimin e turizmit Lukove-Kakome.
- Me Vendim te Keshillit te Zhvillimit te Turizmit nr. 12 date 02.03.2004, miratohet dhenia e titullit "person i stimuluar" subjektit "Riviera" me tour operator subjektin "Club Mediterane", per perfitimin e titullit "person i stimuluar" ne ushtrimin e veprimtarise se stimuluar per ndertimin e fshatit turistik ne Kakome;
- Me Vendim te KRRT Qarku Vlore nr. 1 date 26.04.2004, miratohet studimi urbanistik per lejen e ndertimit te fshatit turistik ne Kakome, me investitor "Riviera" dhe "Club Mediterrane".
- Me Vendim te; KRRTRSH nr. 2 date 23.06.2004, miratohet leja e ndertimit per fshatin turistik ne Kakome me investitor subjektin "Riviera" me tour operator "Club Mediterane".
Argumentat që solli z. Mediu janë trajtuar në të gjitha instancat e shqyrtimit për vendimarrje të këtij projekti, pandaj edhe nga KRRTRSH janë pasur me precedencë në vëmendje cështjet e hetimit të plotë ligjor dhe administrativ, të problematikës së pronësisë mbi tokën në këtë zonë, jo vetëm për shkak të sensibiliteteve të krijuara dhe te nxitura artificialisht ne disa raste, apo të shfaqura në media dhe në publik, por sepse nga ana tjeter KRRTRSH dhe qeveria që unë drejtoj, veprojnë me seriozitet, në zbatim të ligjeve që zbaton ky Kuvend dhe jo të projektligjeve që nuk kalojnë dot në Kuvend.
U investuam për të garantuar Club Mediterane, me partner legal dhe të verifikuar si të rregullt nga pikpamja ligjore, qe të mos sillet në orbite tërë jetën, deri sa të marrë pushtetin ndonjë parti e vogël, por të zbresë në territoret e RSH-së, në përputhje me ligjin dhe duke bashkëpunuar me të gjithë faktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, pronarë publik ose privat që legjislacioni dhe Kushtetuta e RSH-së legjitimojnë si të tillë.
Per këtë arsye, KRRTRSH mori vendimin për t'i dhënë mbështetje, garanci realizimi dhe jetëgjatësi këtij vendimi të një parneri të rëndësisë globale si Club Mediterrane.
Në asnjë nga diskutimet apo votimet në të cilat kam marrë pjesë me detyrën e Kryetarit të KRRTRSH apo të Kryeministrit; në asnjë nga marrëdhëniet e mia me titullarë të tjerë të ekzekutivit, që drejtojnë trupa ligjore, që marrin vendime për turizmin, përfshi edhe Ministrine e Turizmit; në asnjë nga marrëdhëniet e mia ligjore me drejtues të pushtetit vendor, të cilët i fton ligji në bashkëpunim për vendimarrje, që ndërhyjnë apo rregullojnë territorin e Shqipërisë dhe për zhvillim turistik, nuk kam patur ndonjë pronë personale dhe nuk i kam ndarë pronë askujt tjetër përvec pronës që sipas ligjit, institucionet administrative dhe ekzekutive, në bashkëpunim me ato të legjitimimit të pronësisë së tokës pas 12 vjet reforme, kanë autoritet për të ceduar në funksion të zhvillimit me partnerë legjitim vendas ose të huaj.
Pra, po ekskludoj që në këtë fillim debati, përshtypjen e z. Mediu se kam vepruar si me çifligun tim apo të dikujt tjetër. E dyta, nuk më rezulton në asnjë vendimarrje (do të jap edhe dokumenta më poshtë) se na është cënuar prona e tjetërkujt në të gjithë procedurën dhe dokumentacionin e përdorur nga shumë burime për vendimarrjen e KRRTRSH-së, që të binte ndesh me dhënien e koncensionit në fjalë.
Pra, nuk ka pronarë pa të drejtë, as publik dhe as privat, të implikuar në projektin e Kakomesë dhe për këtë shkak opsioni që unë paraqes sot para jush nuk është elektoral, pra nuk i drejtohet as ndonjë elektorati që synohet të fitohet pa të drejtë.
Më të fund, megjithëse jam deputet i zonës ekskluzive të Ali Pashë Tepelenës, pavarësisht nga vilajeti që ai ka pas drejtuar, nuk e kam përdorur as këtë mandat kundër apo në kundërshtim me interesat e banorëve të Nivicës apo të ndonjë fshati tjetër.
Z. Mediu unë i vlerësoj pikepamjet tuaja dhe ju falënderoj për vlerësimet që keni për pikepamjet e mia dhe në pikepamjet e mia pasuri nuk është vetëm ajo që të jep zoti, por edhe ajo që vihet mbi bazën e ligjit.
Me të gjitha këto dokumenta, vendimmarrja e filluar ne mbledhjen e KRRTRSH-se se permendur me siper me dt.23.06.2004, u pezullua për një kohë relativisht të mjaftueshme nga ana jonë, e KRRTRSH-së dhe e Kryeministrit, derisa nepermjet nje raporti te pergatitur bashkarisht nga Ministria e Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministria e Drejtesise, Ministria e Bujqesise dhe Komiteti Shteteror i Kthimit te Pronave, u sqarua perfundimisht situata e pronave ne ate zone dhe u dhane garancite që kërkon ligji rreth statusit te tyre si prone shteterore.
Besoj se eshte e tepert te them këtu se kjo analizë serioze dhe ligjore perfshiu deri edhe Arkivin Qendror te Shtetit, ku ne nje shkrese te vitit 1932 rezulton se Kryeinspektorja e Oborrit Mbreteror shprehet se (si mbas regjistrimit kadasterjal tatjeshem, asht pasuni e Shtetit" (AQSH, Fashikulli 150, viti 1932, fq 1).
Informacioni me i fresket vjen nga statistikat e Komitetit Shteteror te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, i cili thekson se pretendimet per pronesi në përgjithësi, por edhe për zonën e Kakomesë, apo për bregdetin gjithashtu, janë më të mëdha se sa ka qene pronesia perpara çlirimit (sipas te dhenave te vitit 1938) dhe kjo ka ardhur si rezultat i vendimeve te pabazuara ligjerisht ne njohjen e pronesive nga ana e Komisioneve te Kthim- Kompensimit te Pronave, por dhe te konfuzionit qe është shtuar për shkak të një numri të caktuar vendimesh te gjykatave në këtë funksion.
Rasti me i fundit kane qene perpjekjet që nuk kanë arritur të finalizohen, per te ndare ne menyre te paligjeshme token tradicionalisht shteterore ne Gjirin e Kakomese.
Me lejoni me kete rast tju bej me dije se deri ne kete moment, edhe si pasoje e implementimit te ligjit 7501 eshte realizuar nje proces i kthimit te tokave bujqesore ish-pronareve ne masen prej 75 %. Duke u bazuar ne rregjistrat e vitit 1938 mbeten ende per tiu kthyer ish-pronareve edhe rreth 50 mije ha toke, nderkohe qe pretendimet e tyre ne dosjet e Komisionit te Kthimit te Pronave jane me shume se 110 mije ha. Rezulton se keto lloj pretendimesh per zonen bregdetare jane disa here me te larta.
Te nderuar zoterinj deputete,
Kjo çështje, nga KRRTRSH dhe qeveria është trajtuar në përputhje me prioritetet dhe projektet e zhvillimit të stimuluar të turizmit në bregdetin shqiptar. Referuar gjendjes aktuale te turizmit, struktura e hotelerise ekzistuese ne Shqiperi (sidomos ne zonen bregdetare) kryesisht i korrespondon nje kapaciteti mesatar deri ne 20 dhoma. Keto struktura llogjikisht eshte e pamundur qe te terheqin grupe te medha turistesh te organizuar ne paketa turistike nga operatoret perendimore. Kjo behet e pamundur po te kemi parasysh se pothuajse asnje prej ketyre hoteleve dhe komplekseve te sherbimit nuk eshte bere ende pjese e rrjeteve turistike nderkombetare. Shume pak prej tyre kane deri ne keto momente marredhenie pune me Tour Operatore seriozë qe sigurojne fluksin e domosdoshem per mbrojtësi apo mbarëvajtje te integruar te ketij sektori. Kjo ka ndodhur kryesisht per faktin se ky sektor i rendesishem i ekonomise dhe jetes shqiptare eshte teper i ri dhe eksperiencat ose jane te pakta, ose nuk ekzistojne ende në nivelet e standarteve të konkurimit në këtë treg.
Nisur nga ky realitet dhe ne zbatim te programit tone qeverises, nje nga drejtimet e parashtruara ne Strategjine e zhvillimit te turizmit eshte edhe rritja e potencialit te sektorit te turizmit nepermjet parashikimit te shesheve te rendesishem per ndertimin e strukturave akomoduese me te medha, duke terhequr ne te njejten kohe investime te konsiderueshme, operatore te rendesishem qe mund te realizojne kete lidhje qe eshte jetike per te ardhmen e sektorit që i shërben edhe gjithë vendit edhe pronarëve legjitim të territorit të Shqipërisë, natyrisht vetëm indirekt i shërben reputacionit të qeverisë.
Nuk e quaj te tepert te them se fokusi i perpjekjeve te përsëritura dhe aktuale të institucioneve të ekzekutivit që rregullojnë zhvillimin e turizmit, të territorit, ka qenë së pari në permiresimin e produktit turistik, te lokalizuar ne rajonet me potencial me te madh per zhvillim duke parashikuar edhe "Projekte pilot" ("Flagships") te cilat zhvillohen kryesisht ne bregdetin Jon si dhe ne zonat liqenore. Me pas, konceptet dhe eksperienca e këtyre projekteve pilotë dhe të realizuesve të tyre do te vleresohen dhe do te implementohen edhe ne zonat e tjera, duke mbushur hap pas hapi hartën e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe duke përmbushur hap pas hapi edhe interesat e aktorëve dhe pronarëve legjitimë apo grupeve të interesit.
Pikerisht nje nga projektet e para pilot eshte edhe projekti i subjektit "Riviera" me tour operator shoqerine franceze, nje nga liderët boterore ne fushen e turizmit "Club mediterrane".
Ne thelb projekti i paraqitur synon zhvillimin e nje strukture te kompletuar turistike, duke kenaqur interesat e grupeve te turisteve te nivelit elitar nderkombetar. Informacioni që ka rezultuar nga pjesëmarrja e përfaqësuesve të Club Mediterrane në mbledhjet e KRRTRSH-së, (edhe kjo është pjesë e transparencës së qeverisë me publikun) është i rendit të 10 mijë turistëve në vit, në këtë fshat, në të cilin realizuesit do të synojnë ta bëjnë një nga më të mirët në tregun turistik global.
Ne zonen qe parashikohet te ndertohet fshati turistik i Kakomese, nuk eshte realizuar ndonje investim, i cili te permbushe kerkesat e tour operatoreve nderkombetare per perfshirjen edhe te Shqiperise ne paketat e tyre turistike.
Produkti qe do te ofrohet eshte sherbimi turistik me te gjitha kapacitetet dhe lehtësitë e nje konforti elitar, ku nder veprimtarite kryesore te ketij produkti jane pushimi i klienteles elitare, ofrimi i mundesive rekreative me ambientet perkatese, etj.
Ne kete klientele potenciale perfshihen te gjithe ata kliente qe do te terhiqen mbi bazen e nje menaxhimi te kompleksit turistik nga shoqeria "Club Mediteranee", operator i cili i siguron klienteve te gjitha sherbimet dhe ku perfshihen transporti, akomodimi, ushqimi, rekreacioni, zbavitja, sportet, etj.
Lidhja e ketij investimi te nje shoqerie shqiptare si ajo "Riviera", me nje tour operator si "Club Mediteranee", do te siguroje per here te pare ne Shqiperi ndertimin e nje fshati turistik te mirefillte, destinacioni i te cilit nuk do te jete ashtu si deri dje, shitja e vilave – ç'ka eshte, pervec te tjerave, ne kundershtim me ligjin, por sigurimi i nje klientele turistike te qendrueshme dhe te perhershme.
Pra nuk do te kemi me shtepi private, apo te blera ne menyre te paligjshme, te futura ne nje gardh, por përkundrazi, synohet krijimi i një qendre te vertete pushimi, nje qender pushimi dhe argetimi, nje njesi jete shoqerore me te gjithe aksesoret e nevojshem te standarteve europiane dhe boterore që tërheqin turistë elitarë.
Projekti i fshatit turistik ne zonen e Gjirit te Kakomese do te zhvillohet ne nje siperfaqe prej 32 ha dhe do te perfshije-400 dhoma me nje konfort te nivelit elitar. Vlera e investimit parashikohet te jete rreth 6 milion Euro, duke sjelle rritjen e nivelit te punesimit ne zone, rritjen e nivelit te perdorimit te produkteve vendase, pra zgjerimin e tregut lokal, për shkak të operimit të strukurave të tilla turistike që kanë konsume cilësore dhe masive dhe njëkohësisht do të sjellë edhe permiresimin e infrastruktures ekzistuese ne zonen e bregdetit e keshtu me radhe.
Zoterinj deputete,
Nese flasim per integrim, nese flasim per prosperitet te vendit në treguesit e rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, besoj se kuptojmë njëlloj se kjo gjë realizohet vetem ne kete menyre; pra duke rritur standartet e institucioneve tona demokratike në vendimarje transparente për opinionin publik, por duke perballuar bashkërisht dhe me guxim mentalitetet e mbylljes dhe te primitivizmit, duke pershendetur realisht dhe jo me sllogane që nuk kanë kuptim për investitorët e mëdhenj, nuk kanë asnjë kuptim as përballë ligjit, duke përshëndetur bashkerisht ardhjen, lehtësimin, garantimin e operacionalitetit të kompanive dhe te investitoreve serioze dhe me reputacion nderkombetar, sic eshte edhe Club Med. Ndryshe Shqiperia mbetet Shqiperi e kioskave, e plazheve te piste dhe e gropave septike qe qelbin ambientin, e mbylljes te cilen ne e kemi lene nje here e pergjithmone pas. Të paktën ne për këtë jemi votuar, për kete punojme dhe per kete jemi gati te marrim te gjitha kostot ne sy te publikut te gjere. Dhe kosto nuk do të thotë shpronësim i dikujt apo pronësim i paligjshëm i qeveritarëve.
Me kete rast me lejoni tju sjell ne kujtese nje shkrim te gazetes prestigjoze austriake "Die presse" me titull "Do te investohet ne turizmin Shqiptar" dhe me nentitull: "Club Med nderton tani nje projekt shume te madh turistik ne Shqiperi - i pari ne llojin e tij", te
cilen e pashe te botuar edhe ne shtypin shqiptar: (Nuk besoj se do bëjmë ndonjë aluzion apo ndonjë lidhje korruptive mes nje gazete prestigjoze austriake dhe multinacionales me origjine franceze Club Med). Artikulli thotë në mënyrë të cituar se "Shqiperia deri tani nuk ka pasur investitore te medhenj dhe nderkombetare ne fushen e turizmit... Potenciali turistik ne shtetin e vogel te Adriatikut eshte madheshtor... Mario Holzer, ekspert ne Institutin e Vjenes ne fushen e ekonomise nderkombetare tregon se krahasuar me vitet e mepareshme kur Shqiperia radhitej si vendi me i varfer ne Ballkan, gjate vitit 2004 rritja ekonomike eshte 6%, qe eshte edhe rritja me e madhe ne rajon... Prognozat per vitin tjeter jane qe rritja te jete po 6 %... Ardhja e te huajve me gjithe veshtiresite qe ka, llogaritet te zere nje peshe te rendesishme ne ekonomine shqiptare..."
Nuk po vazhdoj me tutje me leximin e artikullit per te mos iu kthyer dilemes qe pata ne fillim, te pergjigjem vete, apo thjesht te lexoj kete shkrim serioz, por do te deshiroja te theksoja edhe nje here se ne jemi te vendosur te mbrojme edhe pronen shteterore, edhe Gjirin e Kakomese duke e kapitalizuar ate, dhe duke mos lejuar as realizimet e interesave spekulative, te ushqyera prej pirateve te rinj te betonit, apo dhe prej ndonje politikani - qe mbeshtet pikerisht ato Keshilla Komunale qe vendosin te mos njohin Ligjin ne fuqi, apo tubimet me kohezion negativ, qe perpiqen te mbajne peng me çdo kusht kete ecuri, duke krijuar artificialisht «klime te nxehte» ne hapesiren ndermjet premtimeve piramidale per "ndarje" tokash shteterore dhe vendosmërisë, e përsëris, të qeverisë për një zhvillim të qëndrueshëm bashkëkohor në përputhje me ligjin dhe duke ndarë interesa kombëtare, me partnerët e mëdhenj ndërkombëtarë.
Nuk eshte koincidence qe qofte ne projektin e Tiranes, apo te zhvillimit te Kakomese jane afruar projektues dhe zhvillues te huaj nga me te rendesishmit ne tregjet globale dhe vecanerisht ne prioritete per te cilat Shqiperia ka potenciale ka aftesi konkuruese dhe po integrohet realisht. Kjo eshte rrjedhoje e kredibilitetit te vendit dhe e karakterit terheqes qe kane potencialet e vendit, por edhe e besueshmërisë të kapaciteteve tona per projekte per zhvillim, per sipermarrje edhe per konkurrim, duke sjelle ne mjedisin e rajonit apo te Mesdheut asete dhe zhvillime, qe do te vazhdojnë të kenë një kenë një rol prioritar për integrimin e vendit në flukse turistike apo te levizjeve te lira globale.
Duket se ne duhet te mesohemi dhe te konsolidojme eksperiencen e bashkepunimit me investitoret e medhenj te huaj, ashtu si kemi mesuar te punojme dhe te ndertojme programe dhe projekte zhvillimi me mjaft faktore nderkombetare qe asistojne vendin ne zhvillim dhe ne integrim.
Ky eshte edhe nje nga parametrat e stabilitetit te Shqiperise, por edhe vazhdimesise se ushtrimit të pergjegjesive qeverisese ne procesin e integrimit. Ne do te vazhdojme te nxisim gjithnje e me shume nisma ku integrohen faktoret projektues, investues, menaxheriale, vendas dhe nderkombetare, duke shtuar aftesite e absorbimit dhe potencialet e zhvillimit apo ritmet gjithnje e me te konsoliduara te rritjes gjithnje e me te qendrueshme te ekonomise dhe te resurseve qe ka vendi.
Ky nuk eshte kurre konflikt i importuar ndaj interesave te komuniteteve apo te pronareve vendas. Kjo eshte e vetmja rruge per integrimin e Shqiperise ne realitetin bashkekohor, ku nuk ka rol vetem qeveria, por ku qeveria garanton, mbi bazen e legjislacionit qe i perafrohet atij te BE çdo dite e me shume, nje zhvillim te shpejte e të qëndrueshëm.
Zhvillimi i sotem me nje numer nga projektet qe ka rendi i dites jane te lidhura me konkurset e medha qe nisen nga qendra e Tiranes, Aeroporti i Rinasit, etj. dhe tani po vazhdojne me konkursin e studimit te zhvillimit të bregdetit te jugut, shpallja zyrtare e te cilit tashme eshte bere dhe ku perfshihen gjithashtu si partner të këtij zhvillimi dhe të institucioneve vendimarrëse të ekzekutivit, një pjese e madhe e niveleve te dyta qeverisese te bashkive dhe komunave te bregdetit.
Ne do te vazhdojme te mbeshtesim rritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative te njesive te qeverisjes vendore, te cilat po tregohen gjithnje e me te afta per te thithur autoritete, kompetenca, apo prona ne procesin e decentralizimit dhe natyrisht do t'ju mbeshtesim dhe per te kapercyer boshlleqet apo pikat e ngushta, si dhe per te luftuar sebashku papergjegjshmerine, apo korrupsionin e abuzimin me kompetencat e reja qe zbresin para jush per te pergatitur sebashku nje klase transparente dhe që ka respekt për ligjin e administratoreve publikë edhe në qendër edhe sa më pranë komuniteteve, duke u bere perçues te mentaliteteve te reja, te teknikave te reja dhe te nje administrimi publik transparent.
Ka edhe nje problem tjeter qe desha te ndaj me ju sot dhe që është në frymën e polemikës që sjell kërkesa e grupit të PR-së për këtë interpelancë.
Miratuam ne Kuvend pas nje viti te gjate diskutimi dhe debati, me te gjithe grupet e interesit, ligjin e ri per pronat. Unë nuk besoj se ka mbetur ndonjë mendje e mbyllur që do te shikonte te zhvillohet ky proces ne copeza toke si shami hundesh te shperndara anekend atdheut, apo ne mes nje mozaiku interesash konfliktuale, te cilat e bejne te paimagjinueshem dhe ndofta te pamundshem integrimin jo vetem midis tyre, por edhe me realitetin global. Per ta shmangur nje situate te tille kaotike, si dhe te gjithe ata qe ne menyre spekullative abuzojne me interesat e pronareve legjitime, dy jane prirjet kryesore qe ne duam te mbeshtesim dhe te konsolidojme edhe ne kete proces.
E para, eshte paraprirja me me shume studime dhe plane bashkekohore, qe perputhen me vizionin e zhvillimit strategjik dhe te integrimit europian te vendit dhe e dyta disiplinimi, orientimi, stimulimi dhe mbeshtetja e te gjitha interesave te komuniteteve dhe te pronareve private te ligjshem, ne keto projekte per zhvillim, ne trajta bashkekohore, sepse te gjitha kerkojne pashmangshmërisht gjitheperfshirje kapitalesh, pronash, pronaresh, intelektesh dhe kapacitetesh per zhvillim.
I gjithe ky proces duhet te çohet perpara me kurajon e integrimit. Ne jemi ketu per te marre pergjegjesite ligjore dhe per te ndare me te gjithe shtetasit dhe grupet e interesit hapesira per zhvillim dhe projektet e integrimit qe i duhen ketij vendi dhe jo Kryeministrit.
Une dhe qeveria qe drejtoj, per sa kohe do te vazhdojmë të jemi të bindur se rruga jone drejt zhvillimit eshte rezultantja e miratimeve dhe vendimmarrjeve te medha apo te vogla, qe ndajme me komunitetet dhe përfaqësuesit e tyre, per sa kohe do te ndiejme shtysen e te gjithe shqiptareve vullnetmire, do te vazhdojme ta çojme perpara kete proces pa kthim te modemizimit te vendit, të integrimit të tij ne BE dhe ne ekonomitë globale, me te gjithe komponentet dhe ekuilibrat e nevojshem kombetare dhe nderkombetare, ekonomike, sociale, ligjore dhe ato qe nxisin punesimin, mireqenien dhe levizjet e lira.
Ju faleminderit"