E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti në një takim të vecantë Ambasadorin e Pranisë së OSBE në Shqipëri, z.Pavel Vacek. Ministri Bello i uroi mirëseardhjen si dhe urimet

Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti në një takim të vecantë Ambasadorin e Pranisë së OSBE në Shqipëri, z.Pavel Vacek. Ministri Bello i uroi mirëseardhjen si dhe urimet e përzemërta për emerimin e tij në këtë detyrë.

Z.Bello theksoi dhe vlerësimet për kontributin dhe mbështetjen e OSBE në zhvillimin e proceseve demokratike, forcimin e institucioneve dhe shpejtimin e procesit të integrimit EuroAtlantik. Pasi e siguroi për mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e hapur në të mirë të realizimit të objektivave të përbashkët, Ministri Bello përmendi shkurtimisht aktivitetin e zyrës së Ministrit të Shtetit për Koordinim.

Në lidhje me reformën në administratën publike, theksoi se gjatë katër viteve të fundit është mundësuar realizimi i një kuadri të plotë ligjor për shërbimin civil, krijimi i insitucioneve të qëndrueshme për implementimin e këtij legjislacioni, duke arritur rezultate konkrete në rritjen e profesionalizmit, stabilitetit dhe konsolidimit të administratës publike.

Në kuadrin e luftës kundër korrupsionit, Ministri Bello theksoi se Plani i Veprimit 2003 – 2004 bazohet në pesë elementë kryesorë: reforma në administratën publike, përmirësimi i legjislacionit, dhe konsolidimi i shtetit të së drejtës, përmirësimi i menaxhimit të financave publike dhe mekanizmave të kontrollit, promovimit të transparencës dhe integritetit në fushën e biznesit, si dhe rritja e informacionit për publikun dhe promovimi i një shoqërie civile aktive.

Duke theksuar rëndësinë që i kushton Qeveria Shqiptare luftës kundër trafikut të qënieve njerëzore, Ministri i Shteti u ndal në evidentimin e arritjeve, tashmë të përshëndetura nga partnerët tanë, si dhe masat e ndërmarra për plotësimin e objektivave ambicioze në këtë drejtim.

Ambasadori Vacek pasi e falenderoi Ministrin për këtë ekspoze të gjerë, theksoi se në punën e tij në krye të Pranisë së OSBE në Shqipëri, do të kontribojë realisht për vazhdimësinë e bashkëpunimit të frytshëm në interes të progresit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt realizimit të aspiratave të saj integruese.

Gjithashtu, z.Vacek theksoi se mbizotëruese në aktivitetin e Pranisë së OSBE, dhe të tijin personalisht, do të jetë fryma e bashkëpunimit të hapur me projekte konkrete në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke qënë partnerë në cdo hap në procesin e integrimit në BE dhe NATO.

Në përfundim, Ministri Bello theksoi nevojën e forcimit të kontakteve dhe bashkëpunimit, me qëllim evidentimin e plotë të progresit dhe identifikimin më të mirë të projekteve të përbashkëta. Shpresoj se emërimi juaj në këtë post do t'i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Pranisë dhe institucioneve Shqiptare, u shpreh Ministri Bello.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›