E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Kryetarin e Partise "Demokracia e Re" ne opozite ne Greqi, z. Konstandin Karamanlis dhe personat qe e shoqeronin. Ne takim u fol mbi

Kryeministri Pandeli Majko priti sot ne Keshillin e Ministrave Kryetarin e Partise "Demokracia e Re" ne opozite ne Greqi, z. Konstandin Karamanlis dhe personat qe e shoqeronin. Ne takim u fol mbi forcimin e marredhenieve dypaleshe, ecurine e propcesit te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike etj. Presim qe mbas veres, ashtu sic eshte percaktuar ne mbledhjen e fundit te Keshillit te Ministrave te BE, te hapim bisedimet me Bashkimin Evropian per Marreveshjen e Stabizim-Asocimit, tha Kryeministri Majko. Ai beri me pas nje ekspoze mbi ecurine reformave ne vend.
Kryeministri Majko foli edhe per hapat qe jane hedhur edhe gjate qeverisjes se tij si permiresimi i ndjeshem i situates energjitike ne vend, forcimi i rendit dhe rezultatet ne lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale, nenshkrimi i marreveshjes trevjecare me FMN dhe Banken Boterore, nenshkrimi i marrveshjeve per tregti te lire me disa vende te rajonit etj. Duke ju referuar zhvillimeve politike ne vend, Kryeministri Majko vleresoi konsensusin politik te arritur se fundi midis forcave politike kryesore ne Shqiperi per zgjedhjen e Presidentit te ri te vendit.
Veprimet politike brenda maxhorances Kryeministri Majko nuk i konsideroi si pengese per ecurine e reformave ne vend dhe proceseve integruese te Shqiperise. Ne e shikojme procesin e integrimit te
vendit tone ne strukturat e BE te shkoje paralel me ate ne NATO.
Ne radhe te pare, keto procese ndikojne ne zhvillimin e vendit dhe jane ne te mire te shqiptareve, nenvizoi Kryeministri shqiptar.
Ne vijim biseda u perqendrua mbi zhvillimet e fundit ne rajon, politikat integruese rajonale, angazhimin e qeverive te rajonit ne lufte kunder krimit dhe trafiqeve te ndryshme etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›