E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimet i ketyre dy diteve ne Shqiperi eshte ne vazhden e kontakteve te ngushta qe ne mbajme me homologet tane ne Tirane, per te koordinuar veprimet ne lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve

Takimet i ketyre dy diteve ne Shqiperi eshte ne vazhden e kontakteve te ngushta qe ne mbajme me homologet tane ne Tirane, per te koordinuar veprimet ne lufte kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve te ndryshme, u shpreh Kryeprokurori italian. Krimi nuk duhet te mendoje se ekziston nje ndarje midis Shqiperise dhe Italise ne luften kunder tij.
Ndaj ne veprimet tona eshte e rendesishme te mbeshteteminga te gjitha strkturat shteterore dhe forcat policore, ne vecanti.
Eshte e rendesishme, tha z.Vigna, qe krimit t'i heqim bazen ekonomike. Dhe kete do tia arrijme me nje bashkepunim me te ngushte dypalesh. Me vjen mire, vijoi Kryeprokurori Italian, qe emigracion klandestin nga Shqiperia ne drejtim te Italise ka nje renie drastike. Kjo renie eshte si rezultat I bashkepunimit te ngushte midis policive dhe rojeve kufitare te te dy vendeve tona.

Kryeministri Majko vleresoi punen e bere nga te qeverite respektive per te forcuar luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale. Nga takimi yne I fundit ne Rome, tha ai, ne kemi realizuar nje marreveshje dhe nje Memorandum Mirekuptim midis ministrive te drejtesise si dhe kemi aprovuar ne
Qeveri nje pakete projektligjesh, qe kane te bejne me identifikimin e qytetarit. Keshtu eshte pergatitur projektligji per Karten e Identitetit, per Numerin e Identitetit, per lejen e drejtimit te automjeteve etj.
Pritet qe kjo pakete te kaloje edhe ne parlament per t'u bere efektive, tha Kryeministri Majko.

Te gjitha keto dokumente, me elemente te larte sigurie, do te
kontribuojne mjaft ne luften kunder krimit dhe trafiqeve te ndryshme. Gjithashtu, ne po punojme edhe me partneret tane nderkombetare per te forcuar kontrollin ne pikat e kalimit.

Ne na vjen mire, tha Kryeministri Majko, qe se bashku me Prokurorin tone te Pergjithshem, z. Sollaku, keni rene dakord per te ngritur grupe te perbashketa hetimore per ceshtje qe prekin te dy vendet tona. Mbeshtetja e ketij bashkepunimi me veprime konkrete do ta beje punen tuaj me efektive dhe rezultative, tha Kryeministri Majko.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›