E Diel, 1 Nëntor 2026

Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Kosoven, z. Michael Steiner dhe Ministrja e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise Arta Dade dhane sot nje konference shtypi Duke

Perfaqesuesi Special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Kosoven, z. Michael Steiner dhe Ministrja e Puneve te Jashtme e Republikes se Shqiperise Arta Dade dhane sot nje konference shtypi
Duke e marre fjalen, z. Steiner e cilesoi viziten e tij ne Tirane shume te suksesshme, duke nenvizuar faktin se te gjitha personalitetet politike shqiptare qe ai takoi, Presidenti i Republikes z. Rexhep Meidani, Presidenti i zgjedhur, z. Alfred Moisiu, Kryeministri z. Pandeli Majko, Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade dhe Ministrja e Ekonomise, znj. Ermelinda Meksi, njohen progresin real qe Kosova eshte duke bere dhe shprehen mbeshtetjen e tyre te plote per politiken qe po ndiqet ne Kosove. "Ketu kam parasysh ne menyre te vecante, tha z. Steiner, kthimin e te larguarve, si nje hap drejt konsolidimit te nje shoqerie multietnike, progresin e arritur kohet e fundit ne fushen e gjyqesorit, ne drejtim te krijimit te nje gjyqesori te vetem dhe multietnik".
Per sa i perket luftes kunder krimit, z. Steiner nenvizoi rendesine e politikes se tolerances zero. "Me palen shqiptare, theksoi z. Steiner kemi rene dakort per te finalizuar nje marreveshje mbi bashkepunimin policor sa me shpejt qe te jete e mundur. Gjithashtu kemi diskutuar per menyra te tjera per te luftuar krimin nderkufitar, si trafikun e grave, qe eshte nje problem rajonal, te cigareve, droges, etj. Keto jane dukuri rajonale dhe duhen perballuar me bashkepunim rajonal.
Fusha e ekonomise perben nje prioritet paresor, si per Shqiperine, ashtu edhe per Kosoven. Per kete arsye bashkepunimi ekonomik eshte i nje rendesie te vecante. Liria e levizjes, e cila i sherben rritjes se ketij bashkepunimi, eshte objektivi yne i perbashket. Ne kete kuader, tashme nuk jane me te nevojshme vizat e hyrjes. Vetem nje pagese per sigurimin e automjeteve behet ende ne kufi. Per te reduktuar keto pagesa ne zero sa me shpejt qe te jete e mundur, ne kemi rene dakort me Ministren Meksi qe t'u kerkojme eksperteve tane qe te arrijne kete, pa demtuar sigurimin e automjeteve. Gjithashtu kemi konstatuar se ka hapesire per nje zgjerim te metejshem te bashkepunimit ne fushen e shkembimit te energjise. Memorandumi i Mirekuptimit, qe une firmosa me Ministren Meksi, duke shmangur gabimet proceduriale te marreveshjes se meparshme, perben kornizen per bashkepunimin ekonomik.
Me lejoni te shpreh edhe nje here kenaqesine per mbeshtetjen e vazhdueshme te Qeverise shqiptare per Kosoven dhe per njohjen e progresit te realizuar prej saj".

Në fjalën e saj Ministrja e Jashtme, znj. Arta Dade vleresoi punen e kryeadministratorit Steiner ne Kosove, "për krijimin e një situate cilësisht të re në marredhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës".
"Qeveria Shqiptare ka shprehur vazhdimisht vleresimin e saj për punën e prezencës ndërkombëtare të UNMIK dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare ne Kosovë, vecanërisht në krijimin e klimës së mirëkuptimit të bashkëpunimit mes prezencës ndërkombetare dhe faktorëve politikë shqiptare atje, si dhe midis faktorëve shqiptarë dhe minoriteteve tha znj.Dade. Qeveria Shqiptare i përmbahet qëndrimeve të saj për të respektuar rezolutën 1244 të KS dhe vazhdimisht ka inkurajuar aplikimin e të gjitha politikave që çojnë në krijimin e një shoqërie multietnike të demokratizuar dhe të evropianizuar në Kosovë. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës, vecanerisht dhe pas krijimit të institucioneve atje, ka nisur ne nje nivel gjithedimensional, vecanërisht ne bashkëpunimin ekonomik, në fushën e arsimit, shëndetësisë, shtoi znj. Dade.
"Rëndësi të madhe i kushtojmë bashkëpunimit në luftën kunder krimit të organizuar. Ne do të vazhdojmë të respektojmë të gjitha procedurat për të rritur këtë nivel bashkëpunimi", tha znj. Dade.
Është diskutuar dhe për kthimin e serbëve të Kosovës, për shtrirjen e karakterit multietnik të institucioneve atje, sidomos të gjyqësorit. Ministrja Dade përshëndeti kujdesin e treguar nga UNMIK për të pranuar në drejtim të gjyqësorit persona jo të implikuar në zbatimin e politikave të Miloshevicit në Kosovë. "Kjo do të krijojë besimin reciprok të shqiptarëve për këto mekanizma multietnike". Ministrja Dade tha se e mbështesim njëherazi politikën e tolerancës zero ndaj krimit dhe se institucionet e specializuara do të bëjnë kujdesin e duhur që keto krime të vertetohen dhe personat përgjegjës të implikuar në krime të vihen para drejtësisë.
Qeveria Shqiptare e konsideron luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve si një nga përparësitë e saj. Kjo është një lufte që nuk mund të ketë sukses vetëm me përpjekjet e vecuara të secilit vënd, por kërkohet koordinim i përpjekjeve të përbashkëta te të gjitha vëndeve të rajonit. Nepermjet vënies në eficencë e Qëndrës Antitrafik në Vlorë, Shqipëria po jep një ndihmesë të cmuar në luftën kundër trafiqeve dhe jemi të gatshëm t'u ofrojme eksperiencën tonë strukturave të posacme të Kosovës në drejtim të kesaj lufte. Lidhur me kontrollin e kufijve, Ministrja Dade vuri ne dukje se Qeveria Shqiptare ka marrë masat përkatëse për parandalimin e rrjedhjes së trafiqeve të të gjitha llojeve. "Ne nisemi nga parimet e krijimit të një klime bashkëpunimi jo vetëm mes Shqipërisë e Kosovës, por edhe ne te gjithe rajonin. Kjo ka qënë mjaft e pranishme në të gjitha politikat që shteti shqiptar ka aplikuar për politikën e jashtme dhe atë rajonale", tha znj. Dade.
Sot z. Steiner, pas perfundimit te vizites dyditore ne Tirane u largua nga Shqiperia.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›