Kryeministri Pandeli Majko, i shoqeruar nga Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade, priti sot ne Keshillin e Ministrave te Derguarin e Posacem te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashku
Kryeministri Pandeli Majko, i shoqeruar nga Ministrja e Puneve te Jashtme, znj. Arta Dade, priti sot ne Keshillin e Ministrave te Derguarin e Posacem te Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara ne
Kosove, z. Mikail Shtajner dhe delegacionin qe e shoqeronte.
Ne takim u fol rreth forcimit te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Kosoves ne rruge institucionale. Ky bashkepunim nuk do t'i sherbeje vetem ketyre dy vendeve, por edhe proceseve te integrimit rajonal dhe evropian, u shpreh Kryeministri Majko.
Kryeadministratori i Kosoves, Shtajner, vuri ne dukje disa fusha bashkepunimi per te cilat po punohet ngushte, sic eshte ai ekonomiko-tregtar, bashkepunimi ne fushen e energjitikes, turizimit, sistemit bankar, bashkepunimi midis policive per te luftuar krimin e organizuar me karakter rajonal etj. Ne takim u fol edhe per ndertimin e Rruges Durres-Kukes me destinacion Prishtinen dhe me tej sistemin rrugor
rajonal. Nje rruge e tille, tha Kryeministri Majko, do te do te shkurtoje distanca, do te krijoje tregje te reja, do te forcoje bashkepunimin ekonomiko-tregtar. Kjo rruge eshte ne te mire te shqiptareve, por edhe te bashkepunimit rajonal. Edhe z. Shtajner e mbeshteti inciativen e Rruges Durres-Prishtine. Pervec efikasitetit te kesaj rruge, tha ai, une vleresoj mjaft edhe inciativat qe dalin nga vete vendet e rajonit, si kjo e Shqiperise, te cilat deshmojne aftesi dhe force ndertuese dhe menaxhuese.
Zyrtari me i larte i UNMIK, Mikail Shtajner, falenderoi Kryeministrin Majko per kontributin e dhene, vecanerisht, gjate periudhes se luftes ne Kosove, por edhe tani ne ndertimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e Kosoves me qendrimet qe Qeveria shqiptare mban dhe me frymen e bashkepunimit qe ajo ofron. Ky bashkepunim, tha ai, do te vazhdoje me vrullshem edhe ne te ardhmen, mbasi ai i sherben me
vepra konkrete integrimit rajonal dhe atij evropian.