E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e 25-vjeçares merret në pyetje ish-burri

Lezhë Policia e Lezhës do të marrë në pyetje ish-bashkëshortin e 25-vjeçares Anisa Opingari, e cila u gjet pa jetë në pyll, te “Rëra e Hedhur” në afërsi të plazhit të Shëngjinit, në rrethin e Lezhës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës pas hetimeve në Fier, Berat dhe Lushnjë, nuk është bërë e mundur akoma gjetja e autorëve. Ndërsa pritet të merret në pyetje ish-bashkëshorti i Opingarit, i cili aktualisht ndodhet në Greqi, policia ka mundur të lidhet me të nëpërmjet telefonit, duke i kërkuar atij të vijë dhe të dëshmojë për ish-bashkëshorten e tij, e cila u gjet e vrarë. Edhe pse nëpërmjet telefonit ai ka mohuar faktin se ka gisht në vrasjen e ish-bashkëshortes, duke shprehur edhe habinë për vrasjen e saj. Madje lajmin, sipas policisë, mendohet ta ketë mësuar nëpërmjet familjarëve. Ndërkohë që në facebook identiteti i biznesmenit lushnjar, L. Sina është hequr fare nga listomi, duke vërtetuar edhe një herë se personi që policia fillimisht dyshonte të kishte gisht në vrasjen e vajzës ishte me identitet të rremë. Edhe pse policia kishte futur persona të tjerë të infiltruar për t’u lidhur me “biznesmenin” dhe duke përdorur si karrem nuk është realizuar dot një gjë e tillë. Kësisoj edhe hetimet kanë hyrë në një fazë shumë të vështirë, për policinë edhe pse vazhdojnë të përdoren metoda speciali hetimi. E vetmja shpresë mbetet kthimi i përgjigjes nga ekspertiza kriminalistike, që po u bën analizat sendeve të gjetura në vendin e ekzekutimit të fierakes..Trupi pa jetë i Anisa Opingarit është gjetur 20 metra larg rrugës kryesore dhe në mesin e tre hoteleve në Shëngjin. Mësohet se 25-vjeçarja Anisa Opingari është gjetur e pa jetë, ndërsa në mesin e disa pishave ndërsa ajo ka qenë me rroba banjo dhe pranë saj është gjetur edhe çanta, ku ndodhej edhe karta e identitetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›