Kryeministri Rama mbërrin në Mal të Zi, takim tetë-a-tetë me Abazoviç

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Mal të Zi, ku do të zhvillojë një takim tetë-a-tetë me Kryeministrin Dritan Abazoviç.
Pas takimit, dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
RTSH ka siguruar pamjet nga momenti i mbërritjes së Kryeministrit Rama dhe delegacionit që e shoqëron, në Mal të Zi.
Më pas, Rama do të udhëtoj drejt Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe 30 minuta më pas do të mbajnë edhe konferencën për shtyp.
Vizita e Ramës në Malin e Zi dhe Serbi, vjen në kuadër të turit ballkanik për procesin e Samitit në Berlin që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.
/rtsh.al/