Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti i Bosnje-Hercegovinës

Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Bosnje-Hercegovinës Denis Becirovic.
Takimi me Presidentin vjen pas atij që kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi me kryeministren Borjana Kristo dhe atyre me delegacionet përkatëse.
Në takimin që mbajti me Kriston, Rama bëri me dije se Shqipëria po përgatitet të hapë ambasadën në Sarajevë.
Në orën 13:45 është planifikuar një takim tetë-a-tetë mes Ramës dhe kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa në orën 15:40 do të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp.
Më pas, Rama do të udhëtoj drejt Serbisë, ku do të zhvillojë një takim me Presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe 30 minuta më pas do të mbajnë edhe konferencën për shtyp.
/rtsh.al/