Presidenti Begaj takohet me homologun e Azerbajxhanit: Bashkëpunimi mes dy vendeve, më i fortë se kurrë

Presidenti Bajram Begaj është pritur këtë të premte (7 korrik) në një ceremoni shtetërore nga homologu i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Kreu i shtetit shqiptar teksa ka publikuar një galeri fotosh në rrjetin social Facebook nga vizita në Azerbajxhan, falënderon homologun e tij për pritjen miqësore, teksa thekson se në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, bashkëpunimi është më i fortë se kurrë.
“Faleminderit miku im President Aliyev për pritjen shumë miqësore!
Teksa Shqipëria dhe Azerbajxhani festojnë 30 vjet marrëdhënie diplomatike, bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë”, shkruan Begaj.
Presidenti udhëtoi drejt Azerbajxhanit një ditë më parë (6 korrik), ku bënte me dije se në takimet që do të zhvillonte me homologun dhe zyrtarët e tjerë të lartë, bashkëpunimi dypalësh, interesi i ndërsjelltë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri, do të ishin kryefjalë e bisedimeve.
Po ashtu, kreu i shtetit shqiptar, sikurse bënte me dije zyra për shtyp e Presidencës, një vend të rëndësishëm gjatë kësaj vizite zyrtare dhe takimeve që Begaj do të mbante në Azerbajxhan, do të zinte edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.
/rtsh.al/