Kryeministri Rama takim me ambasadorin Arvizu në orën 16:00
TIRANE - Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot një takim me ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu. Mësohet se takimi është planifikuar të mbahet në orën 16:00 në zyrën e Kryeministrisë.
Momentalisht nuk dihet ende se ku do të përqëndrohet biseda mes kreut të ekzekutivit dhe ambasadorit amerikan.
Takimi Rama-Arvizu vjen një ditë pas vizitës së kryeministrit shqiptar në Bruksel, ku ai theksoi se integrimi evropian i vendit është prioritet kyç i qeverisë së re.
Pas takimit me kryeministrin Rama, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, tha dje se Shqipëria mund ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.
(er.nu/BalkanWeb)