E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, Apeli vendos për dygardistët Prendi e Llupo

Të tjera rreth shkrimit Prokuroria kërkoi dje 48 vjet burg Të gjitha shkrimet për ngjarjen e 21 Janarit TIRANE-  Gjykata e Apelit do të vendosë sot për dy gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 Janarit, Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Prokurorët kanë kërkuar 23 vjet burg për ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendin, që akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt dhe 25 vjet burg për gardistin Agim Llupo.

Kryetari trupit gjykues ishte Ervin Metalla, u shpreh gjatë seancës së djeshme se vendimi i Gjykatës së Tiranës që i shpalli të pafajshëm gardistët, është në kundërshtim me ligjin, pasi Llupo e Prendi janë fajtorë për vrasjet. Në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave dhe as nga Garda e Republikës por vetëm përfaqësues të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Apelit dhe kryetar i çështjes ishte caktuar Agim Bendo; prokurorë ishin Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit ishte Genc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.

Seanca
Prokurorët Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dume kanë lexuar dje për 2 orë, një relacion në të cilin kanë kërkuar që të mbetet në fuqi kërkesa e bërë nga prokurorët e Gjykatës së Shkallës së Parë për shpllajen fajtorë të të gardistëve, pasi është vërtetuar vrasja prej tyre e dy protestuesve dhe plagosja e shtatë të tjerëve. Seanca ka vazhduar me dyer të mbyllura, në prezencë vetëm të përfaqësuesve të Ambasadës amerikane, OSBE-së dhe Avokatit të Popullit dhe të mungesë të gardistëve, që prej dy vjetësh ndiqnin çdo seancë. Në orën 12:00, kryetari i trupës gjykuese Ervin Metalla ka kërkuar  30 min pushim pasi sëbashku me dy gjykatësit e tjerë ka vendosur t’u drejtojë prokurorëve 12 pyetje sqaruese si psh: A kanë qëlluar në protestë vetëm këta dy gardistë apo dhe të tjerë? Pse nuk është përcaktuar tentativë për vrasje për  shtatë protetsuesit e tjerë por është konsideruar plagosje e lehtë etj. Po ashtu, në fund të përgjigjeve, do vendoset edhe për leximin e relacionit të paraqitur nga avokatët mbrojtës.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›