Donte të torturonte dhe hante fëmijët, 27 vjet burg britanikut
LONDER - Një monstër e vërtetë e rritur mes njerëzve që parashikonte të kryente makabritete tek fëmijët, është rasti i një britaniku që kishte sajuar një bodrum torturash për torturim dhe më pas ngrënien e fëmijëve.
Britaniku Geoffrey Portway, i cili u arrestua vitin e kaluar për pornografi fëmijësh u dënua dje me 27 vite burg pasi trupi gjykues mori parasysh provat e mbledhura në shtëpinë e tij në Massachusetts. Dhe ishte e tmerrshme ajo që u paraqit para gjykatësve, krevate me hekura, unaza për prerje gishtrinjsh, çarqe, arkivol, pranga, darë dhe mjete prerëse të ndryshme.
Në banesën e tij u zbuluan dhe një palë pizhame, ndërsa nuk ka prova nëse ky individ ka rrëmbyer ndonjë fëmijë deri tani.
Vitin e kaluar, agjentët federalët duke hetuar për pornografi fëmijësh në internet, gjurmët i çuan në banesën e Portway, ku gjatë një kontrolli rutinë zbuluan mjetet e tmerrshme që britaniku kishte sajuar për torturim. Nga marrja në pyetje, ai pranoi se më pas fëmijët e torturuar do i hante.
Aksioni i policisë kishte nisur prej vitit 2010 dhe gjatë këtij operacioni ndërkombëtar u zbuluan mbi 60 pedofilë dhe mbi 160 fëmijë u shpëtuan nga kthetrat e tyre.
Kurse në kompjuterin e britanikut u gjetën më shumë se 4 500 raste me pornografi fëmijësh.
(d.b/Reuters/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO, mjetet e tortures