Korçë, ankohen fermerët: Nuk ka treg për prodhimet bujqësore
KORCE-Dalja në treg e mjaft produkteve bujqësore gjatë këtij sezoni, por edhe shtimi i prodhimit vendas, ka sjellë me vete edhe vështirësi në gjetjen e tregut.
“Produktet janë cilësore, prodhimi është i bollshëm, por çmimet janë mjaft të ulëta", thotë një fermer i vjetër. Kjo, sipas fermerëve vjen si pasojë e mungesës së industrisë së përpunimit të produkteve bujqësore.
Një tjetër problem mbetet edhe çmimi i lartë i pesticideve si dhe cilësia e dobët e tyre, e cila rrit koston e prodhimit.
Ndërkohë ka dhe prodhime që kanë gjetur vend në treg, si kumbulla apo frutat e stinës.
Por, pavarësisht situatës aktuale në tregun e disa produkteve, fermerët presin të shohin ecurinë më tej të prodhimeve të tjera si për shembull të mollës, e cila zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e rajonit të Korçës.
(m.s/ATSH/BalkanWeb)