Kryeministri Rama uron Mohammed bin Zayed, si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama, ka uruar Mohammed bin Zayed, për detyrën e tij të re, si president i Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed, si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës”, shkruan Rama.