Basha: Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë!

Pas presidentit Ilir Meta, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri me faj kryeministrin Edi Rama për largimin masiv të shqiptarëve.
Sipas liderit demokrat , kryeministri Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë.
“Edhe sot Rama u përpoq të fajësojë të tjerët për dështimet e tij. Largimi masiv i shqiptarëve është një nga dështimet më të mëdha të Ramës. Shqipëria po humb një brez të tërë prej largimeve masive të 8 viteve të fundit. Rama duhet të largohet që vendi të shpëtojë nga kjo katastrofë” shprehet përmes një postimi në ‘Twitter’ kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.