E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: Sakrifica e dëshmorëve shkëlqen në përjetësi

Gazeta Shqip

Mazhoranca

Berisha dhe Topalli vizitojnë familjen e Azem Hajdarit

May-5-12-37-1612Dita e dëshmorëve nuk ka arritur të bashkojë mazhorancën dhe opozitën. Drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të mazhorancës e përkujtuan të ndarë ditën e 5 Majit, të dëshmorëve të atdheut. Presidenti, Kryeministri dhe kryeparlamentarja ishin më herët në varrezat e dëshmorëve. Për herë të parë në këto evenimente janë shfaqur së bashku dhe njerëzit që kanë konflikte brenda PD-së, si kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Kështu Berisha, Topalli, Basha dhe Imami janë shfaqur së bashku në vizitën e familjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari. Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hulumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit 90, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabarta, më e zbuluara, më e hapura. Një përballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh, vjen mbi të gjitha nga ai kontribut që dha në vitin 90. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve, u shpreh Kryeministri. Ndërkohë që tre figurat e PD-së, Berisha, Topalli dhe Basha janë shfaqur së bashku dhe në vizitat e kryera me rastin e festës së Pashkëve. Kjo mbase mund të jetë pjesë e fushatës elektorale që PD-ja të shfaqet sa më unike përpara publikut dhe të mos japë ndonjë shenjë krisjeje mes figurave kryesore politike të saj.

Kryeministri: Sakrifica e dëshmorëve shkëlqen në përjetësi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›