E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së deputetit të ndjerë Gëzim Dibra

Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh ngushëllimi familjes së deputetit të ndjerë Gëzim Dibra

 Në këtë mesazh Kryeministri shkruan:


"Familjes së deputeit të ndjerë, Gëzim Dibra
 

Të dashur nënë, bashkëshorte dhe vajzë e deputetit të ndjerë, Gëzim Dibra!

Lajmi i ndarjes nga jeta e njeriut tuaj më të dashur, Gëzimit,  më ka pikëlluar thellë mua, familjen time dhe mbarë Partinë Demokratike.

Gëzim Dibra nuk do të jetë më midis nesh, por ai ka lënë për ju, miqtë e tij, Shkodrën qytetin e tij të dashur, Parlamentin e vendit dhe Partinë Demokratike, emrin dhe kujtimin e tij si njeri i mrekullueshëm, prind shembullor, mik i vërtetë, qytetar dinjitoz, biznesmen i talentuar, politikan demokrat dhe deputet i përkushtuar.

Duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe ndarë me ju hidhërimin dhe zinë për humbjen e njeriut tuaj më të dashur, i lutem Zotit që shpirti i Gëzimit të gjejë paqen e merituar dhe ju të gjeni forcën shpirtërore për të përballuar këtë zi të rëndë. 
 

Me respekt,
 
SALI   BERISHA


12/08/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›