E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen elektorale PDSH-PBLD

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot pasdite marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me Kryetarin e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova. Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Kryeministri Berisha u shpreh :

" Është një moment shumë i veçantë, në të cilin unë me shumë mirënjohje, dua të falenderoj aleatin tonë të hershëm për të gjithë bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi pasur, bashkëpunim i cili me marrëveshjen që firmosim përcakton horizonte të reja, përcakton fitoren e ardhshme në zgjedhjet e 28 qershorit si dhe qeverisjen e përbashkët në mandatin e dytë dhe në vazhdim.

Ky koalicion është koalicion vlerash. Bashkohemi për të mbrojtur të njëjtat vlera që u besojmë dhe që ndajmë. Bashkohemi për të zbatuar të njëjtat projekte, për të cilat kemi besimin më të plotë se janë projektet më të mira për Shqipërinë, për shqiptarët, për fëmijët tanë, për gjeneratat që do të vijnë. Bashkohemi me qëllimin më të mirë që në reformat më të thella të përmirësojmë jetën e qytetarëve shqiptarë. Edhe njeherë zoti Starova faleminderit shumë !"


15/04/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›