Kryetarja e Kuvendit:" Do të ndihmojmë çdo grua në nevojë. Në mandatin e ardhshëm, së bashku do të realizojmë rritje të tjera".
Fjala e Kryetares së Kuvendit me gratë e të rejat e Kuçovës.
Të nderuara zonja,
Shumë të dashura nëna e studente, Është nder për mua që ju takoj sot këtu në Kuçovë. Jam shumë e lumtur që më keni dhënë këtë mundësi për të qënë të gjitha së bashku.
Jam e privilegjuar të takoj gra në çdo cep të vendit, në çdo qytet, në çdo komunë, në çdo fshat. Në çdo takim që kam bërë, kam pasur mundësi të takoj, të flas, të njoh nëna, gra të zonja, gjyshe të dashura, të njihem me histori të ndryshme. Kam kuptuar se në çdo rast e në çdo histori ka gjëra të ngjashme, të afërta, shumë herë të njëjta. E përbashkëta jonë, së pari, është se ne gratë kemi mësuar të mbijetojmë në kohë me forcën e shpirtit, me forcën e karakterit e me dashurinë për jetën, për familjen dhe vendin. Shpresa ka qenë shoku ynë i pazëvendësueshëm, i nevojshëm, që na ka mbajtur fort e na ka ndihmuar për të kapërcyer vështirësitë. Por mbi të gjitha, ajo që na dallon nga pjesa tjetër e shoqërisë është amësia, është aftësia e ripërtëritjes. Kjo është arsyeja themelore se pse ne gratë ndajmë në shumë drejtime të njëjtën gjuhë. Pavarësisht nga shkolla, pavarësisht nga backgroundi, pavarësisht nga pozicioni, ne e kuptojmë njëra-tjetrën. A nuk është e vërtetë kjo? Unë jam një bashkëshorte dhe një nënë me dy fëmijë. Unë e di që shumë prej jush kanë përjetuar eksperiencën e jetës që rritet brenda jush. Kush nuk e kujton momentin kur mbajti në krahë për herë të parë fëmijën?
Nuk ka moment më revolucionar në jetën e një gruaje se ky çast që të lë pa frymë.
Bota bëhet pa zë kur ne jemi të mbuluara me çudinë e kësaj mrekullie të vogël e të pafajshme, të vënë me aq besim në krahët tonë.
E në një çast ne bëhemi të lidhura pazgjidhshmërisht në fillin e jetës së njeriut, në kërkimin njerëzor për një jetë më të mirë, një kërkim i pafund ëndrrash e shpresash. Të dashura mike,
Me cilësitë tona të veçanta si gra, vijnë edhe përgjegjësitë e veçanta. Vetëm një grua mund të lindë një fëmijë, vetëm një grua mund të jetë nënë. Por, përveç lindjes, kujdesit për rritjen, për ushqyerjen e fëmijëve tanë, ne ndajmë përgjegjësinë e përbashkët për të përmirësuar jetën, qytetin, vendin tonë. Së bashku me koleget e tjera, ne kemi bërë gjënë më të mirë, kemi dyfishuar rrogat e mësuesve. Kemi dëshmuar vendosmëri për ti dhënë respekt, dinjitet e motiv atyre që mësojnë fëmijët tanë. Mësueset e mësuesit e meritojnë. Influenca e tyre në jetën e çdo fëmije apo të riu asnjëherë nuk dihet se ku ndalet. Atyre i kemi besuar fëmijët, ndaj edhe mbështetja për mësuesit nuk do të ndalet as në mandatin e ardhshëm. Së bashku, ne kemi bërë të mundur të rrisim pensionet e nënave dhe baballarëve tanë.
Kemi dyfishuar pensionet në fshat. Kemi dëshmuar respekt dhe përgjegjësi për mundin, djersën dhe jetën e tyre. Kemi dëshmuar se për ne, beteja kundër varfërisë është prioritet. Kemi mbajtur fjalën, kemi mbajtur premtimet. Por në mandatin e ardhshëm, së bashku do të realizojmë rritje të tjera. Së bashku, kemi bërë të mundur që ky vend të mos shihet si vendi i kontrabandës, sepse e kemi luftuar atë. Së bashku kemi bërë të mundur që ky vend të mos citohet si vendi i grupeve kriminale. Së bashku kemi bërë të mundur që ky vend të mos jetë më i pari i rreshtuar për korrupsion.
Kemi bërë betejë çdo ditë, çdo orë, çdo sekond, jemi përballur me forcë me të. E prej kësaj vendosmërie kemi fituar çdo vit një buxhet shtesë, kemi fituar çdo vit miliona dollarë për vendin, kemi fituar çdo vit qindra kilometra rrugë të reja të shtruara, kemi fituar në çdo rreth, në çdo qytet projekte të reja, shkolla të reja, laboratorë kompjuterikë të rinj.
Kemi fituar sigurinë, kemi fituar mbi të gjitha shpresën.
Duke u bërë bashkë ishte vetëm fillimi. Duke qëndruar bashkë është progresi. Duke punuar bashkë është suksesi. Të dashura mike, "Ditën që unë mbajta për herë të parë fëmijën në krah, unë ndryshova", më tha pak ditë më parë një nënë e re. Që nga ajo ditë unë nuk mund të toleroj dhunën mbi fëmijët, që nga ajo ditë unë di se duhet të bëj diçka kur ushtrohet dhunë. Unë dua të bëj diçka për vajzat e reja, unë dua të mbështes nënat e vetme që rrisin fëmijë, unë dua të ndihmoj për kujdesin e shëndetit të çdo nëne, të çdo gruaje, të çdo të reje.
E mbi të gjitha, dua të mbështes ato që janë në nevojë, atë që secila prej jush bën e do të bënte. Unë e di që te çdo zonjë, te çdo grua, te çdo nënë ka një zemër që sheh. E kjo do të thotë të jesh njerëzore. Kjo do të thotë të kujtohesh për nevojat e tjetrit. Kjo do të thotë ta kuptosh atë. Kjo do të thotë t'i qëndrosh afër dhe ta ndihmosh me sa të mundesh. Dhe kjo ska nevojë as për impostime teorike, as për aparate ideologjike. Kjo kërkon thjesht një prekje njerëzore, që natyrisht ai që nuk i beson familjes, ai që nuk i beson fëmijës, ai që ushtron dhunë mbi gruan e tij, as nuk e ka, as nuk e kërkon dhe as nuk e do. Eshtë e vërtetë që ne kemi përgjysmuar varfërinë.
Kapërcimi i varfërisë nuk është një gjest lëmoshe. Eshtë një akt drejtësie. Eshtë mbrojtje e të drejtave të njeriut, është e drejta për dinjitet dhe jetë.
Librat e shenjtë insistojnë se testi më i mirë i drejtësisë së një kombi është se si ai sillet me njerëzit në nevojë dhe me pjesën më vulnerabël.
Nëse më pyesni: cili është vizioni im për të ardhmen?
Përgjigja ime është: Një botë krejt e çliruar nga varfëria. Kjo nuk është lëmoshë. Kjo është punë me një objektiv social. Ky është objektivi ynë për mandatin e ardhshëm. Bashkë ne mund ta fitojmë këtë sfidë. Bashkë me ju ne do të provojmë gati të pamundurën. Bashkë ne duhet të fitojmë betejën. Ne nuk lodhemi. Ne nuk trembemi. Ne nuk dorëzohemi. Ne do të fitojmë prapë, e prapë, e prapë. Dhe këtë në emër të bijve e bijave tona, në emër të fëmijëve tanë, në emër të së ardhmes tonë.