Mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për zbatimin e Kodit Zgjedhor, në lidhje me Kartat e Identitetit, Regjistrin Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile dhe Listat eZgjedhësve.
Ditën e Premte, më datë 10.04.2009 Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zbatimin e Kodit Zgjedhor, në lidhje me Kartat e Identitetit, Regjistrin Kombëtar Elektronik të Gjendjes Civile dhe Listat e Zgjedhësve, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Në këtë mbledhje ishin të ftuar: zoti Ferdinad Poni, zv. ministër i Brendshëm dhe zoti Armand Teliti, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Gjendjes Civile, pranë Ministrisë së Brendshme, për të dhënë një informacion të detajuar lidhur me disa kërkesa të bëra nga përfaqësues të opozitës në këtë komision, si: listën me emra të votuesve pa pasaportë sipas zyrave të gjendjes civile; informacionin javor për aplikimet në total të votuesve pa pasaportë; pasaportat e prodhuara; pasaportat e shpërndara; numrin e stacioneve të aplikimit të hapura; aktet nënligjore për kartat e identitetit; aktet nënligjore për listat e votuesve; shtrirjen e orarit të punës; hartimin e një plani për sensibilizimin e votuesve për të nxitur të marrin pjesë në aplikim.
Zoti Poni në fjalën e tij tha se nga të dhënat operative rezulton se deri në datën 06.04.2009, totali i aplikimeve të kryera është 441 342, totali i letërnjoftimeve të tërhequra është 95 265, numri i aplikimeve të kryera në datën 06.04.2009 është 12 018, numri i letërnjoftimeve të prodhuara në datën 06.04.2009 është 15 000, numri i letërnjoftimeve të shpërndara në datën 06.04.2009 është 7 683, numri maksimal i prodhimit të letërnjoftimeve në ditë është 19 000.
Duke llogaritur kapacitetin minimal të aplikimit për stacion në 50 aplikime në ditë, për periudhën e mbetur të aplikimit, 60 ditë, deri më 20 qershor, del se kapaciteti për stacion është 3 000 aplikime. Ky kapacitet është i mjaftueshëm për të plotësuar aplikimin e votuesve pa pasaportë.
Në takimin e fundit me kompaninë ALEAT u vendos që, duke filluar nga java që vjen, të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftimin elektronik do të qëndrojnë hapur çdo ditë të shtunë e të dielë dhe dita e hënë do të bëhet pushim.
Përsa i përket orarit të zyrave të aplikimit, kompania ALEAT, konfirmoi se ato do të rrinë të hapura deri sa të aplikojë edhe qytetari i fundit në rradhë. Për të rritur sensibilizimin e shtetasve për të aplikuar për letërnjoftim elektronik, Ministria e Brendshme ka realizuar një fushatë sensibilizimi në media, ka bërë komunikime të përditshme me qytetarët shqiptarë, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve politikë në Shqipëri të bëjnë të njëjtën gjë, për nxitjen dhe ndërgjegjësimin e shtetasve për aplikim. Githashtu, nga ana e anëtarëve u bënë pyetje, si dhe pati diskutime për çështjet që u përmendën më sipër.
Mbledhja tjetër do të zhvillohet ditën e martë, më datë 14.04.2009. (Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: +355 4 22 78 406.)