Kryeministri Sali Berisha pret Kampionin e Europës në boks Nuri Seferi
Kryeministri Berisha i premtoi Kampionit të Evropës në boks Nuri Seferi mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.
Kryeministri Sali Berisha i tha Kampionit të Evropës në WBO Nuri Seferi se nëse ai do kish një emër tjetër, prej fitoreve të shumta me nokaut do te quhej: Fitimtar!
Kampioni i Europës në boks Nuri Seferi i tha Kryeministrit Berisha se motoja e tij në jetën sportive ishte të derdhte çdo pikë djerse për Atdheun, trojeve shqiptare dhe se Flamuri dhe Hymni i Shqipërisë ishin frymëzuesit e tij në çdo ndeshje.
Kryeministri Berisha tha se të gjithë shqiptarët duhet ti kushtoheshin bashkimit mes tyre në Evropë dhe se qeveria shqiptare do bënte gjithçka që kombi të bashkohej nën këtë moto.
Duke i dhuruar Kampionit të Europës në WBO Nuri Seferi monedhën e argjendë të Bankës së Shqipërisë me shqiponjën dy krerëshe dhe Deklaratën e Pavarësisë Kryeministri Sali Berisha i premtoi e tij mbështetjen e qeverisë për të boksuar në Tiranë për titullin Kampion Bote me pasaportë shqiptare.
16/01/2013