E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndal presionit ndaj Policise - faktet dhe provat te paraqiten ne prokurori

06-10-2010 / Gazeta 55

Policia e Shtetit pergenjeshtron akuzat ndaj zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj

Policia e Shtetit pergenjeshtron akuzat e paraqitura ndaj Zevendesdrejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj duke thene se ne lidhje me ndjekjen penale dhe arrestimin e shtetasit Eduart Belegu ceshtja penale ne ngarkim te tij eshte regjistruar ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan ne date 28 shkurt 2008 per vepren penale te parashikuar nga neni 164 i Kodit Penal. Ky procedim ka filluar ne baze te nje kallezimi qe nje shtetas ka paraqitur drejtpersedrejti ne Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan.
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Elbasan me date 10 maj 2010 e ka derguar kete ceshtje per gjykim gjykim i cili vazhdon. Nga momenti i referimit te vepres penale tek Prokurori e deri ne dergimin e ceshtjes per gjykim te gjitha veprimet hetimore jane drejtuar nga prokurore prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan thuhet ne njoftimin e Policise.
Lidhur me ndjekjen penale dhe arrestimin e shtetasve Virgjil Joti Luan Qato dhe Kastriot Llakaj ceshtja penale ne ngarkim te tyre eshte regjistruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane me date 31 maj 2010 per vepren penale te parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Njesia e perbashket hetimore kunder krimit Ekonomik e Financiar task-force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane e ka regjistruar kete procedim penal pas nje kallezimi te marre drejtpersedrejti nga nje subjekt qe ushtron aktivitetin ekonomik ne fushen e hidrokarbureve thuhet me tej ne reagimin e Policise se Shtetit.
Ne lidhje me akuzat apo pretendimet Policia e Shtetit perserit ftesen publike per te gjithe akuzuesit deputete ose jo qe te gjitha dyshimet faktet dhe provat ti paraqesin prane organit te prokurorise si organ qe kushtetuta e ngarkon me ndjekjen penale.
Policia e Shtetit denon me force cdo perpjekje per te ushtruar presione ndaj punes se saj ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe i garanton qytetaret shqiptare se askush dhe asgje nuk mund ta lekunde vullnetin e saj per te vazhduar kete lufte ne bashkepunim me te gjitha agjencite ligjzbatuese ne vend dhe me partneret tane nderkombetare thuhet me tej ne njoftimin per shtyp te Drejtorise se Policise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›