Policia në kërkim të somalezëve

Policia në Pejë ka pranuar informacion se dy shtetas të Somalisë, Abdikadir Hersi Farah, 27-vjeç dhe Ibrahim Ahmed Sardheye, 28-vjeç, kanë lënë trajnimin për aksionin e minave që organizon OJQ-ja “Mat Mondial Kosovo” me seli në Pejë dhe vendstrehimin e tyre, pa njohurinë e askujt dhe nuk janë kthyer më në ketë organizatë.
Të njëjtit më datën 13.11.2012 në shtetin e Kosovës kanë hy përmes aeroportit në mënyrë të rregullt. Më rastin e largimit gjërat personale dhe pasaportat e tyre i kanë lënë në organizatën e cekur më lartë.
Njësia e Hetimeve në Pejë është duke punuar intensivisht për rastin në fjalë, andaj apelonë te të gjithë qytetarët se nëse i kanë parë, dëgjuar apo dinë ndonjë informacion lidhur me këta persona te cilët konsiderohen si te humbur, të njoftojnë Policinë e Kosovës, përkatësisht stacionet më të afërta policore, apo në numrat e telefonit 039 432 327,045 285 367./Indeksonline/