E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaçi takoi ambasadorët e vendeve të Quint-it

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga koordinatori për bisedime, Blerim Shala, ka takuar sot ambasadorët e vendeve të Quintit, të cilët i ka njoftuar për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë për telekomin dhe energjinë.

Arritja e këtyre marrëveshjeve është edhe një hap përpara drejt implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve, - u tha në takim.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ambasadorët e vendeve të Quint-it vlerësuan lartë përkushtimin e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht për arritjen e dy marrëveshjeve të fundit. /Indeksoline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›