Shatë të dyshuar në pranga të Policisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Sot në Prishtinë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për korrupsion.
Personat e dyshuar janë arrestuar nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Të dyshuarit e arrestuar janë, katër nga ta janë zyrtarë doganor, dy nga Agjencioni kosovar i produkteve medicinale (AKPM) dhe një menaxher i një kompanie private .
“I tërë operacioni është zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe të arrestuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” , thuhet në njoftimin e Policisë./Indeksonline/