E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Thaci Dik Marti te gjeje avokate te mire

Prishtine 20 Dhjetor 2010 NOA - Kryeministri ne detyre i Kosoves Hashim Thaci tha se do te padise per shpifje raportuesin e Keshillit te Evropes Dik Marti. Ne nje raport te tij Marti e akuzoi Thacin se ishte bos i krimit te organizuar qe merret me trafikimin e droges dhe organeve njerezore. Ne nje interviste per agjencine Reuters Thaci tha se raporti synon ti inkriminoje shqiptaret por jo vetem ata.

shte nje shpifje e kulluar qe pretendon inkriminimin e dy shteteve Kosoves dhe Shqiperise eshte nje pretendim per ti inkriminuar te gjithe shqiptaret ne rajon. Ai sulmon edhe Shtetet e Bashkuara NATO-n BE-ne si dhe Kombet e Bashkuara. Une do te punoj qe raporti te sqarohet deri ne fund tha Thaci.

Ai tha se do ta padise raportuesin e Keshillit te Evropes. Dik Marti duhet te pergatise avokate te mire nese do te mund te gjeje te tille per ta mbrojtur sepse ne asnje rrethane Dik Marti nuk mund ti ike drejtesise per kete shpifje mund te them te kulluar i deklaroi Thaci agjencise Reuters.

Qellimet e ketij raporti jane demtimi i imazhit te shtetit te Kosoves popullit te Kosoves dhe gjithe shqiptareve ne rajon ngadalesimi i njohjeve te pavaresise se Kosoves bllokimi i fillimit te bisedimeve Kosove-Serbi si dhe pengimi i ndertimit te institucioneve te dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit. Pra eshte nderhyrje politike tha Thaci.

Ai deklaroi se dyshimet per trafikim organesh jane hetuar tri here. Se pari jane hetuar nga misioni i OKB-se ne Kosove pastaj nga institucionet lokale dhe Tribunali i Hages e me vone edhe nga EULEX-i tha Thaci.

Kryeministri ne doreheqje shtoi se ka edhe te tjere qe e kritikojne raportin e Dik Martit. Keto dite jam ne kontakt te vazhdueshem me te gjitha autoritetet politike nderkombetare Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendet e Bashkimit Evropian dhe te gjithe e quajne nje raport horror deklaroi Thaci.

Ai tha se populli i Kosoves ka zhvilluar lufte clirimtare dhe te paster prandaj ka fituar mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes te NATO-s dhe te vendeve te Bashkimit Evropian.

Populli i Kosoves ka zhvilluar nje lufte per liri. Pikerisht keto perpjekje per respektimin e standardeve nderkombetare kane bere qe te fitojme mbeshtetjen e gjithe botes tha Thaci.

Dik Marti ka qene vazhdimisht kunder bombardimeve te NATO-s kunder pavaresise se Kosoves ka punuar kunder njohjeve te pavaresise se Kosoves prandaj nuk eshte edhe rastesi trillimi i tij i radhes me miqte e tij anti-pavaresi anti-Kosove dhe anti-shqiptare tha Thaci.

Hetimi dyvjecar i Martit eshte kerkuar nga Keshilli i Evropes pas akuzave per trafikim organesh qe i pati bere ne librin e saj Gjuetia ish-kryeprokuroja e Tribunalit te Hages Karla del Ponte.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›