Kryeshefi i zgjidhjes se Krizave futet ne bisedime me kreun e Policise se Kosoves
Drejtori i pergjithshem i PK-se priti ne nje takim zyrtare kryeshefin e zyres se drejtorit te pergjithshem te policise Hungareze si dhe kryesuesin e qendres nderkombetare trajnuese per menaxhim te krizave civile dhe departamentit per mbeshtetje ne kuader te ministrise se puneve te brendshme
Prishtine 21 Dhjetor 2010 NOA - Ne ambientet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Kosoves z. Reshat Maliqi drejtor i pergjithshem i Policise se Kosoves me bashkepunetoret e tij priti ne takim zyrtar delegacionin Hungarez ne perberje prej z. Dr. Attila PIROS kryeshef i zyres se drejtorit te pergjithshem te policise Hungareze si dhe z.Laszlo Kelemen kryesues i Qendres Nderkombetare Trajnuese per Menaxhim te Krizave Civile dhe departamentit per mbeshtetje ne kuader te ministrise se Puneve te Brendshme.
Qellimi i vizites se delegacionit te Hungarise ishte njoftimi me drejtorin e pergjithshem te PK-senjohja me organizaten policore gjendjen e pergjithshme te sigurise ne Kosove si dhe ngritjen e metutjeshme te bashkepunimit dhe koordinimit ne luften kunder krimit te organizuar.
Reshat Maliqi i informoi perfaqesuesit e delegacionit Hungarez lidhur me strukturen e policise se Kosoves situaten e sigurise ne Kosove bashkepunimin-koordinimin nder policor dhe per te arriturat e PK-se ne luftimin e krimit e posacerisht krimit te organizuar reformat e bera ne Polici dhe metodologjine e re te punese.
Drejtori i pergjithshem i PK-se falenderoi z. Kelemen per bashkepunim e treguar me policin e Kosoves falenderoi per ofrimin e trajnimeve ne Hungari te zyrtareve te PK-se te njesit K9 te zyrtareve policor te aeroportit nderkombetar te Prishtines si dhe zyrtareve policor qe priten edhe ne vitin e ardhshem te vijojne trajnimet ne Hungari.
Maliqi njeherit falenderoi per punen e zyrtareve policore te Hungarise qe po kryejne ne misionet nderkombetare ne Kosove dhe njekohesisht premtoi vazhdimin e bashkepunimit te metutjeshem nder policor.
Kurse z. Kelemen ne diskutimin e tij cmoi lart punen dhe angazhimin e Policise se Kosoves ne krijimin e gjendjes se sigurise ne Kosove e ne vecanti shprehi gatishmerine per bashkepunim policor si dhe mundesin per trajnime te zyrtareve policore ne fusha te ndryshme te policise si ne luften kunder krimit te organizuar dhe krimit trans kufitar ku Hungaria do te jete partnere e perhershme me policine e Kosoves.
Delegacioni Hungarez gjate te martes pritet te vizitoje edhe zyrtaret policore ne Aeroportin nderkombetar te Prishtines ku nje numer i zyrtareve te PK-se kane kryer trajnime ne Hungari.
a.b/NOA