E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Thaçi javën e ardhshme në SHBA

Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jozef Bajden. Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, kreu i qeverisë kosovare do të ketë takime në Departamentin e Shtetit dhe në Kongresin e SHBA-ve, ndërsa do të pritet në takime të nivelit të lartë edhe nga udhëheqësit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Po ashtu, Thaçi do të mbajë një ligjëratë me temë: “Ndërtimi i së ardhmes euroatlantike të Kosovës: sfidat dhe mundësitë para nesh”, në Institutin Amerikan të Paqes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›