E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i, hetim PTK-së për korrupsion

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, pohoi për radion Evropa e Lirë se bastisjet janë të ndërlidhura me hetimet për dyshime rreth çështjeve financiare dhe korrupsionit lidhur me një licencë telekomunikimi. “Pjesë e këtyre hetimeve është bartja e licencës për telekomunikim të një operatori në rrjetin mobil virtual, në vitin 2007 dhe 2008, ndërmjet kompanisë ‘Dardafon’ dhe PTK-së, e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme", tha Krasniqi.

"Prandaj, zyrat e kompanisë 'Dardafon', zyrat e kompanisë 'Devolli Group' dhe kompania 'Z mobile', si dhe banesat e përfaqësuesve të këtyre kompanive janë duke u bastisur”, shtoi zëdhënësi i EULEX-it. Ai bëri të ditur se bastisjet janë bazuar në autorizimin e gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it dhe se hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›