Kryeministri Thaci thirrje Vetevendosjes per debat brenda institucioneve dhe shmangie te protestave
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i beri thirrje sot levizjes Vetevendosje qe te heq dore nga protestat dhe te debatoje brenda institucioneve per te gjitha ceshtjet e diskutueshme. Ai i beri keto komente ne mbledhjen e sotme te qeverise e para pas protestave te 14 janarit qe u shperndane me force nga policia. Levizja Vetevendosje ka paralajmeruar protesta te reja per te dielen me 22 janar ne funksion te sic thuhet zbatimit te masave te ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine. Kjo levizje e fajeson qeverine e zotit Thaci per moszbatim te vendimit te parlamentit per kete ceshtje.
Kryeministri Thaci tha sot se medyshjet dhe dallimet politike nuk zgjidhen ne rruge por ne institucione.
Ne kemi luftuar qe te kemi parlament institucione qeveri dhe tani duhet ti ruajme dhe respektojme ato. I ftoje qe ti shmangen rruges te shmanget dhuna i ftoje qe te bisedojme ne institucione te zhvillojme debatin ne institucione dhe ne asnje rrethane ne rruge. Kjo nuk eshte as ne traditen e politikes kosovare as ne traditen e popullit te Kosoves e as ne vizionin tone per te ardhmen evropiane tha kryeministri Thaci.
Te shtunen e kaluar disa dhjetera protestues dhe pjesetare te policise u lenduan ndersa 150 veta u arrestuan gjate nderhyrjes se policise per shperndarjen e protestave. Policia tha se jane perdorur mjetet dhe metodat e ligjshme per shperndarjen e protestuesve ndersa autoritetet po hetojne cdo mundesi te perdorimit te forces se tepruar per cka jane ngritur shqetesime nga disa organizata humanitare. Levizja Vetevendosje nderkaq pohon se dhuna ishte sic thuhet brutale dhe e paprovokuar.
Kryeministri Thaci tha se nuk mund te kete kompromis me ligjin kushtetuten dhe marreveshjet nderkombetare.
Demonizimi qe po synohet ti behet policise se Kosoves eshte i papranueshem. Ata jane vellezerit tane motrat tona ata e kane ligjin zot kushtetuten zot ata jane mbi cdo politike dhe duhet ti ruajme keto institucione te ndertuara me djersen mundin dhe gjakun tone ti ruajme si syte e ballit tha kryeministri Thaci.
Zhvillimet rreth protestave kane bere qe te shtohen zerat per hapjen e dialogut te brendshem ne funksion te shmangies se tensioneve politike qe pasuan ngjarjet e se shtunes.